ide | kryesore

Dokumenti/ Ish-agjenti i Sigurimit që sfidoi SHBA-të

Dossier

Ish-kreu i arkivës në Ministrinë e Brendshme, gazetari dhe studiuesi, Kastriot Dervishi, ka publikuar një ‘dokument’ të rrallë që i përket kohës së diktaturës komuniste. Ky dokument mesa duket i përket asaj kohe kur Shqipëria komuniste nën ‘udhëheqjen’ e PPSH-së, mendonte se ishte ‘fanar ndriçues’ buzë Adriatikut dhe se nuk kishte frikë as nga anglo-amerikanët…
Në rrjetin social ‘facebook’, Dervishi ka publikuar poezinë e një punëtori operativ i cili i thur lavde regjimit të kohës duke sfiduar ushtarët amerikanë.
“Poezi për Sigurimin. Në të kaluarën, në jo pak raste hasim edhe poezi për armën e Sigurimin dhe punëtorin operativ. Një prej këtyre është edhe kjo që bashkëlidhet, e cila tregon qartë se për çfarë e dashuronte njeriu i ri i komunizmit, punëtorin operativ” – shkruan Dervishi.

1 Comment

  1. ky dervishi ka ikur nga mendja! po ju te gazetes po i shkoni nga pas.
    kete e ka shkruar nje pionere, kurse ju thoni se e ka shkruajtur nje agjent i sigurimit.
    kane kaluar 30 vjet nga renia e komunizmit dhe akoma degjoni perralla te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu