ide | kryesore

Pas diagnostifikimit të djalit me kancer Michael Bubble rikthehet në skenë

Arkiva

Këngëtari i hitit “Everything” është përzgjedhur të drejtojë festivalin muzikor të “British Summer Time” në korrik të 2018-ës. Kjo do të jetë dalja e tij e parë publike që pas pushimit një vjeçar në karrierën e tij, për shkak të hidhërimit nga lajmi i diagnostikimit të birit me kancer në nëntor 2016. Buble ka thënë se ai dhe bashkëshortja vendosën të heqin dorë nga karriera e tyre për gjatë një viti, me qëllim që të qëndronin pranë djalit të tyre 4 vjeçar, Noah. Ndërkohë çifti kanë mbajtur të informuar fansat e tyre në lidhje me çdo përmirësim të shëndetit të Noah-s së vogël. Në prill të këtij viti, bashkëshortja e Michael tha se si prindër ata po shpresonin për një të ardhme ku do të kishin mundësi të shihnin fëmijët e tyre të rriteshin të lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu