ide | kryesore

Rama: Shkarkojmë kryetarin e KQZ-së dhe kryebashkiakun e Mallakastrës

Lajme, Të fundit

Mazhoranca nis betejën për të shkarkuar kreun e KQZ-së, i votuar aty me konsensus të opozitës para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Vendimin e bëri publik sot kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Duket se fatin e Klement Zgurit do ta ketë edhe kryetari i Bashkisë Mallakastër, të cilin KQZ vendosi të mos i ndërpriste mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

“Unë e mbështes plotësisht nismën e kryetarit të grupit për të filluar procedurat e shkarkimit të kryetarit të KQZ-së, ndërkohë që së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po gjykohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si një entitet i gjykuar nga gjykatat italiane që përbën subjekt të ligjit të dekriminalizimit”, u shpreh Rama.

2 Comments

  1. Bravo KM , pasi ta shkarkosh kto 2 vjet qe kan ngel kaloja kopetencat Gjush Dakos ai di mir punet e bashkis.Sa per saje qorri mos e vrit menjen se po harrohet si muabet qysh ku doli ai muabeti sahatit te pusi ujit .Vdekej popullit Liri Partise

  2. po qe se eshte per ta shkarkuar mire ben. por mos harro cfare hoqi opozita per te hequr frrokun,prengen,ndoken .roshin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu