• |
ide | kryesore

Shqiptarët do të paguajnë më shumë për shtëpitë e tyre në 2018-n

Kryesore, Lajme



Sipas Ministrisë së Financave, duke filluar nga muaji prill i vitit 2018, qytetarët e Shqipërisë do të më shumë para për pronën e tyre.  Kështu, sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave, taksa për shtëpitë me vlerë 0,05 për qind do të rrisë ngarkesën si për ata qytetarë që banojnë në shtëpi të ndërtuara para 1993, edhe ato pas vitit 1993. Rritja më e lartë do të jetë për shtëpitë e ndërtuara para 1993, llogaritur me shumën që paguhet sot 15 lekë/m2.

Qeveria i ka propozuar Parlamentit që për ndërtesat e ndërtuara para vitit 1993, të bëhet diferencimi, ku të llogaritet dhe kostoja e amortizimit. Referuar tabelave zyrtare, taksa e ndërtesës për biznesin me vlerë 0,15 për qind, do të ulet.

Po ashtu, për shtëpitë e ndërtuara para dhe pas vitit 1993 do të paguhet më shumë taksa për apartamentet nga sa paguhet sot. Ministria e Finacave ka dhënë disa shembuj se sa do të jetë kjo rritje. P.sh për një banesë me sipërfaqe 100 metra katrotë në Tiranë vlera e shtëpisë është rrëth 89,137,000 lekë, ndërsa çmimi mesatar fiskal është 89,137 lekë/m2.

Kështu, shuma e taksës së re që do të paguhet do të kapë shifrën 4,457 lekë. Rrjedhimish kjo shifër do të bëhet 3 herë më e madhe se ajo që paguan sot një familje që banon në një apartament të ndërtuar para vitit ’93, shifër e cila është paguan 1500 lekë.Për ndërtesat e vjetra, pra të ndërtuara pas vitit ‘93 kjo shifër është rreth 3000 lekë. Taksa e re do ta rrisë ngarkesën rreth 2960 lekë, për familjet që banojnë në shtëpi para vitit para vitit ’93, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të rritet 1,457 lekë.

Ndërkohë, kjo rritje nuk do ta prekë biznesin, pasi ky i fundit do të paguajë më pak para nga sa paguan sot me taksën e re. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, nga Dibra, ku prezantoi paketën fiskale, tha se taksa për ndërtesën do të ulet për 95 për qind të bizneseve në vend. Ulja më e lartë do të jetë për bizneset në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

 



5 Comments

  1. ram qelbesira shpirtin nxjerru krymbave,derrave,deleve,gicave,parazitevve,nuk ju mjaftoi enveri,spiro koleka e kristaq rama por i zgjodhet edhe te birin.o lop stalini deri kur do ta duroni qelbesuren psikopat rama,drakullen ruqi,gjakpiresin baba taku,spiunin xhafa.a nuk ju mjaftuan 55 vite jetes si kafsh stalini por medeomos ju duhet te jeni krymba edvini.dhe kerkoni be,qenef negjmie rrini aty gjeni veten.

  2. Ne nje qeveri ku Kryeministri eshte Piktor dhe Ministri i Ekonomi-Finances eshte nje Dhaskal anglishtje, “Sihariqe” te tilla na presin.

  3. asnje takse nuk do te rritet me tej keto shkrime i sajon media si kjo e juaja qe nuk dine tjeter gje te bejne vecse te mashtrojne, po me taska funksionon nje bote e tere si mbahet shteti ne kembe me fjale boshe, sigurisht qe sa kohe i pretendojme me shume duhet te paguajme detyrimet qe na takojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *