• |
ide | kryesore

Del VIDEO e sherrit/ De Rossi nuk pranoi të luajë për Italinë

Arkiva, Sport



“Çfarë dreqin duhem unë? Duhet të fitojmë, jo të barazojmë!… Duhet të futet Insigne ose ElSha…” Është bërë virale në rrjetet sociale një video e publikuar nga RAI e një sherri të ndodhur mbrëmjen e kaluar në pankinën e Italisë mes De Rossi dhe njërit prej anëtarëve të stafit “axurr” në pjesën e dytë të ndeshjes me Suedinë. Mesfushori, vendin e të cilit e mori Jorginho që në fillim të ndeshjes u shfaq i revoltuar pas kërkesës së stafit për tu nxehur për të hyrë në fushë.
“I kërkoj falje Brignardello, por nuk e kisha me të…”. Kështu tha më pas Daniele De Rossi i pyetur për sherrin në pankinë. “Janë 20 vjet që paraqitem në Coverciano” – shpjegoi më pas për RaiSport.

“Po bënim nxemje 3 e nga 3 dhe kur më kërkuan mua të nxehesha u tregova Insigne, duke u shpjeguar se duhet të fitonim ndeshjen dhe jo ta barazonim atë. U dhashë një indikacion taktik që nuk më takonte, ndaj u kërkoj falje. Nëse do të kërkonin të hyja në fushë do ta bëja” – e mbyll ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *