ide | kryesore

Flet Edi Rama: E vërteta e “sherrit” me Top Channel dhe largimi i Sokol Ballës

Lajme, Të fundit

I ftuar në studion e gazetares Eni Vasili në News 24, kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen e tij me Top Channel. I pyetur për këtë çështje, Rama tha se deklarata e bërë për televizionin kombëtar ishte një “shpreheje keqardhjeje” dhe jo një sulm.
“Nuk e kam sulmuar Top Channel. Të gjitha këto janë të pavërteta. Nuk e kam quajtur “një media të rrënuar”. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shpreheje keqardhjeje. Kjo nuk ka lidhje fare. Unë nuk i ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Dhe mbi të gjitha ka qenë një moment kur është folur për lirinë e medias në ditën e shënuar që ishte dhe arsyeja kur u gjenda me një provë konkrete dhe ndava me publikun keqardhjen time. Asnjëherë nuk do më shikoni mua të sulmoj një media apo një gazetar në mënyrë të drejtpërdrejtë” – tha Rama. I pyetur nëse kjo çështje lidhej me largimin e Sokol Ballës nga posti i drejtorit të lajmeve, Rama tha se ishin teori konspirative.
“Këto janë teori konspiracioni që prodhojnë argumenta për atë që unë e quaj kazan”– e mbylli Rama. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. diten i droguar naten i dhjer ne goj ,rren pas rrene qet qe ti kenaq qelbesirat e vet.anonimus,astrit,gr e laraska jan shembulli.mutin qelbesira rama jua ben mjalt,dhe keta i besojn .oj tok shembu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu