• |
ide | kryesore

Kapja e 1.5 tonë droge në Vilun, arrestohet 30-vjeçari që po kërkohej nga policia

Lajme, Të fundit



Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, në vijim të operacionit “VILUNI BEACH, ku në 11 Nëntor u sekuestruan rreth 1.5 ton kanabis dhe u arrestuan disa persona.

Në pranga ra Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë. Ndoj ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i grupit që u arrestuan ditën që ndodhi aksioni.

“Ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa”- njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *