• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Buxheti i bujqësisë më i vogël se një nga koncesionet e miqve të Ramës

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama po përdor paratë e vendit për t’i bërë qoka miqve të tij dhe jo bujqësisë.

Ne një takim me ekspertë ku u diskutua për buxhetin e bujqësisë, Kryemadhi shtoi se një nga koncesionet që jep Rama ka më shumë buxhet se ai i bujqësisë.

“LSI ka kërkuar përherë buxhet më të madh për bujqëinë. Kryeministri ka bërë qoka për miqtë e tij. Buxheti i bujqësisë është më i vogël se vetëm një nga konçesionet e tij. Kjo është qesharake. LSI ka nxjerrë disa tema kryesore që e shqetësojnë fermerin shqiptar. Ku është dora e shtetit për të zgjidhur problemet e tokës?” – tha Kryemadhi.

Në takim foli edhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili u shpreh se buxheti i caktuar nga qeveria Rama për bujqësinë është pamjaftueshëm dhe se ka lënë në harresë fshatin.

“Pamë vetëm rilindje pedonalesh, ndriçime, fasadash, nuk pati rilindje të fshatit. Gjysma e popullsisë së vendit është në fshat. Rritja e buxhetit është totalisht e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e fermerit.” – tha Panariti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *