• |
ide | kryesore

Pas Kim Kardashian dhe Kylie Jenner oraganizon një babyshower

Paparazzi



Pak ditë më parë,Kim Kardashian organizoi festën më ekstravagante për bebin numër 3 të saj, ku e mbushi vendin plot lule, ndriçim rozë dhe atmosferë të paqtë festive.
Edhe Kylie Jenner ka ndjekur hapat e motrës së madhe, dhe ka mbajtur festën e saj vetjake për bebin e shumëpërfolur.
Festa e Kylie-t ishte me temë “festë pizhamash”, madje në foton e mësipërme duket Kylie, veshur me pizhama, në oborrin e shtëpisë së saj.
Ashtu si Kim, edhe Kylie e ka zbukuruar vendin me lule rozë, gati-gati duke konfirmuar lajmet që ajo po pret një vajzë.
Kylie nuk ndau asnjë foto nga festa e saj, përveç fotos së dy vazove me lule, të cilat mbase janë pjesë e dekorit. Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga Kylie mbi lajmin e shtatzënisë së saj, përveç “shpërthimit” kundër fotove nga paparacit, ku dukej tejet shtatzënë. Ajo tha se fotot ishin Photoshop, por asgjë më tepër mbi thashethemet për ardhjen e një fëmije në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *