ide | kryesore

Përplasja me trafikantët shqiptarë, mbetet i plagosur shefi i policisë italiane

Kryesore

Është konsideruar një nga sasitë më të mëdha të drogës që ajnë sekuestruar ndonjëherë në provincën e Ravenate. Më shumë se dy ton hashash. Një italian dhe tre shqiptarë janë ndaluar nga karabinierët gjatë aksionit, ku mbeti i plagosur shefi i policisë. Kanë përfunduar të gjithë në burg, pas një operacioni policor të ngjashëm me aksionet kundër mafias.
Gjithçka nisi me një kontroll në rrugë, mesnatën e së enjtes shkruajnë mediat italiane. Furgoni me dy persona në bord nuk i ndaloi shenjës së karabienierëve për kontroll. Kur policia nisi ndjekjen, pasagjeri arriti të hidhet nga furgoni në lëvizje dhe u largua me vrap. Shoferi u ndalua disa kilometra më tej. Brenda në furgon u gjetën 2.4 ton marjuanë, 62 kilogram hashash dhe 4 kilogram vaj hashashi. Shoferi i furgonit ishte një 26 vjeçar italian i njohur për policinë në disa ngjarje të tjera kriminale.


Menjëherë nisën kërkimet për të arratisurin. Një patrullë e drejtuar nga komandanti i komisariatit të Savios, Xhorxhio Tantimonako, arriti të dallojë dy makina të dyshuara, një Alfa dhe një Fiat, në një postbllok tjetër, shkruajnë mediat italiane.
Patrulla i ndaloi të dy mejtet dhe kur komandanti i kërkoi dokumentat, pasagjerët kanë nisur të grinden. Një prej tyre nxorri pistoletën. Falë eksperiencës së tij, shefi i policisë arriti të bllokojë dorën që mbante pistoletën. Megjithatë ai ka qëlluar me një plumb duke plagosur shefin e policisë. Xhorxhio Tantimonakon është rrëzuar. Në rënie ka arritur t’i heqë pistoletën që më vonë u identifikua si një prej shqiptarëve që kishte transportuar kanabisin drejt Italisë.
Policët e tjerë qëlluan në ajër në shenjë paralajmërimi, por ndërkohë dy shqiptarët u larguan, duke lënë njërën prej makinave në vendin e ngjarjes. Sërish nisën kërkimet e karabinierëve dhe policisë së shtetit, të ndihmuara nga një helikopter.

“Fiat Punto” me të cilin ishte larguar personi që qëlloi shefin e policisë italiane, u gjet disa kilometra më tej shkruajnë mediat italiane. Të arratisurit ishin larguar në këmbë. Gjatë krehjes së zonës, në një lokal janë dalluar tre persona të dyshuar. Mediat italiane shkruajnë se policët i dalluan të dyshuarit, pasi veshjet e tyre ishin me baltë. Më pas, një prej shefave të policisë kishte konfirmuar se njëri nga të ndaluarit ishte personi i larguar nga furgoni me kanabis, që u kap në mesnatë.
Policia tha se 26 vjeçarit italian iu gjetën disa shënime ku mbante emrat, shifrat dhe numërat e telefonit. Dyshohet se droga ishte shkarkuar gjatë natës dhe ishte ngarkuar në furgonin që u ndalua nga policia./Pwrkthyer nga Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu