• |
ide | kryesore

PS zyrtarizon nismën për të shkarkuar kreun e KQZ

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste zyrtarizoi kërkesën për shkarkimin e kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, duke ia paraqitur atë kreut të Kuvendit.

Sipas mazhorancës, Zguri shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos shqyrtuar kërkesën e prokurorisë lidhur me kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, që preket nga ky ligj për një dënim nga një gjykatë italiane për vjedhje.

Sipas socialistëve, edhe pse Zguri erdhi në krye të KQZ-së si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe e drejtoi këtë institucion si njeri partiak. ©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *