• |
ide | kryesore

Puthjet bombastike të yjeve të kinemasë (FOTO)

F1, F1, Paparazzi, Stil



Po bëhen gjithmonë dhe më të  shpeshta puthjet e yjeve të Hollywood mes njëri tjetrit, duke dhuruar një show për ne.Në evente të ndryshme ata po shfaqen si bashkëpunëtorë dhe kjo lloj puthje është kthyer si një ritual tashmë në formë adhurimi,respekti ose ekzaltim i momentit .”Nuk ka rëndësi kush jemi dhe ku jemi,aksidentalisht ose jo..une do të puth.”Këtë kuptojmë ne nga këto fotot. Këto janë puthjet më të famshme midis kolegeve në festivale ose evente të ndryshme.
Emmanuelle Seigner dhe Eva Green 1-Aktoret franceze Emmanuelle Seigner dhe Eva Green janë puthur gjatë një photoshooting për filmin “Based on a true story” në festivalin e Cannes 2017. Filmi fokusohet në shkrimtaren Delphine (Seigner), e cila arriti suksesin e saj të parë të karrierës, duke botuar romanin kushtuar nënës së saj. Megjithatë, ajo shpejt fillon të marrë letra anonime duke e akuzuar atë për ekspozimin e familjes së saj në publik. Duke vuajtur nga depresioni ,Delphine fillon një romancë me një grua misterioze të re (Green) që është joshëse, inteligjente dhe që e kupton Delphine më mirë se kushdo tjetër.
Ryan Reynolds dhe Andrew GarfieldTë dy aktorët ndanë një moment në eventin ku Ryan Gosling u shpall që fitoi aktorin më të mirë, në një kategori për të cilën u nominua dhe Reynolds. Ndërsa aktori kanadez ecte në skenë për të marrë trofeun, Garfield dhe Reynolds mund të shiheshin duke u puthur në tavolinën e tyre.Garfield shpjegoi puthjen kur u shfaq në “Show Graham Norton”, duke i treguar prezantuesit të BBC: “I thashë Ryan Reynolds ‘Nëse fiton, më puth në sy të gruas tënde’.”Ai tha:” Po,pse jo. Ai nuk fitoi, dhe për zhgënjimin tonë i thashë Ryan, ‘Ne mund ta bëjmë nëse dëshirojmë. Ishte thjesht lojë.”
Sandra Bullock dhe Meryl Streep
Sandra Bullock duket se e ka pëlqyer dhe e ka bërë këtë gjë më shumë se 1 herë.Hera e parë ishte me aktoren Meryl Streep, dhe pastaj me Scarlett Johansson.Puthja midis Sandra Bullock dhe Meryl Streep në 2010 Critic Choice Awards.Sandra Bullock dhe Scarlet JohanssonDuke pranuar çmimin nga Scarlett Johansson në MTV Movie Awards, Bullock kapi fytyrën e Scarlett dhe i dha asaj një shije të buzëve që puthën bashkëshortin e Johansson, Ryan Reynolds, në filmin “Proposal”.
Kate Winslet dhe Allison Janney

“Allison Janney është në këtë dhomë – unë e di që nuk i kam konfidencat, por unë dua të jem si ti,ose thjesht të të përkëdhel apo diçka”, shprehet fituesja 42-vjeçare e Oskarit. “Ne mund të puthemi ose diçka … ndoshta.”Janney e cila dukej e tronditur nga lavdërimi, menjëherë u hodh dhe nxitoi drejt skenës për ta puthur.
Nicole Kidman dhe Alexander Skargard

Naomi Watts dhe Nicole KidmanPor kjo nuk ishte hera e parë për Nicol pasi në 2015-ten shkëmbeu puthje me kolegen e saj,Naomi Watts.Kidman hyri në skenë për të dhënë një fjalim për fuqizimin e femrave, në të cilën ajo e përshkroi kohën, kur ajo ishte 14 vjeçe, dhe Jane Campion i dha asaj një rol në një film të studentëve,” A Girls Own Story.” Kidman shpjegoi se ajo kishte qenë shumë nervoze për të marrë pjesë, sepse do të kishte një skenë që ajo të merrte një kapuc dushi dhe të puthte një vajzë në ekran, keshtu që e refuzoi.” Doja të isha aktorja me flokë të gjata që puthte djemtë. . . Unë nuk isha gati të bëja atë rol, “tha ajo. “Epo, sot e di më mirë dhe jam gati të puth këdo femër këtu në sallë”.Naomi Watts që dhe i dha cmimin pranoi ofertën.
Adele Exarchopoulos dhe Lea SeydouxAdele dhe Lea kanë luajtur së bashku në “Blue is the warmest colour”, historinë e dy vajzave të dashuruara me njëra tjetrën.Ato e pranojnë se ekziston dashuria midis tyre dhe pse jo në atë formë, dhe reflektohet në cdo event ku janë së bashku.
Monica Belluci dhe Alex LutzAktorja – e cila po vepronte si zonja e shtëpisë në Cannes për herë të dytë, u  paraqit në një shfaqje shumë të nxehtë me bashkë-prezantuesin e saj Alex Lutz.Monica e kapi komedianin francez nga flokët para se të zhytej në një puthje pasionante para audiencës.
Halle Berry dhe Adrien BrodyAktori e tërhoqi pas vetes prezantuesen Halle Berry dhe e puthi atë pasi fitoi cmimin “Aktori më i Mirë “për The Pianist në 2003. Duke e pyetur farë ndodh mbrëmë, Berry tha se nuk ishte e planifikuar dhe reagimi i saj në atë kohë ishte ” Çfarë dreqin po ndodh? ”
Jennifer Lawrence dhe Natalie DormerPor ka dhe puthje aksidentale si ajo e Jennifer Lawrence dhe Natalie Dormer. Lawrence dhe Dormer po merrnin pjesë në intervista të veçanta në tapet të kuq, dhe kur Lawrence mbaroi intervistën u afrua për të përshendetur mikeshën e saj Natalie Dormer. Por Dormer u kthye në fytyrën e saj në momentin e saktë që Lawrence po i jepte nje puthje në faqe, dhe dy aktoret prekën buzët. “O Zot ” reagoi Lawrence duke i kërkuar  falje Dormer. “Ne u puthëm në kamera,dhe më pëlqeu.”tha Jennifer.Intervista e Dormerit vazhdoi, por gazetari nuk mundi të mos i tregonte yllit të Game of Thrones se ajo kishte buzëkuq të Lawrence në fytyrën e saj. “Do ta heq Jennifer Lawrence nga fytyra ime”, tha Dormer me shaka para se te largohej.

Përgatiti: Enxhi Cuku/©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *