ide | kryesore

SHBA presion Kosovës: Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është ‘OK’, miratojeni

Lajme, Të fundit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka qujtur pohimet e komisionit të ri për kufirin me Malin e Zi si të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme, shkruan Indeksonline.

Në deklaratën e tyre, ambasada e SHBA-së thotë se marrëveshja ekzistuese për demarkacionin pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit që është e konfirmuar nga komisioni shtetëror dhe nga ekspertët e njohur ndërkombëtarisht.

Sipas tyre, nuk ka fakte që e vënë në dyshim këtë.

“Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohurndërkombëtarisht. Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar” thuhet ndër të tjerash në deklartën e ambasadës.

Me tutje në këtë deklaratë thuhet se politikanët e Kosovës duhet të shikojnë përtej interesave partiake dhe politikës partiake.

“Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje. Ne nxisim politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur” thuhet në fund të komunikatës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu