• |
ide | kryesore

Theresa May akuza të ashpra ndaj Putin: E dimë se çfarë po bën, nuk na mund dot

Planet



Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se Rusia ndërhyn në punët e vendeve të tjera duke kryer spiunazh kibernetik.

Sipas May, qeveria e Vladimir Putin po përpiqet të dëmtojë shoqëritë e lira dhe demokracitë nëpërmjet krijimit të historive të rreme për të shkaktuar mosmarrëveshje në perëndim. Theresa May tha nga Londra se Rusia nuk do të ketë sukses.

“Unë kam një mesazh shumë të thjeshtë për Rusinë. E dimë se cfarë po bëni dhe nuk do të keni sukses. Ju nënvlerësoni rezistencën e demokracive tona, tërheqjen e fortë të shoqërive të hapura dhe angazhimin e vendeve perëndimore ndaj aleancave që na bashkojnë” – u shpreh Kryeministrja britanike, Theresa May.

Komentet e May-t janë në kontrast të fortë me ato të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se i beson mohimit të presidentit Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e 2016-s në SHBA.

Fjalimi i May ishte mjaft i rëndësishëm për politikën e jashtme dhe kryeministrja britanike sqaroi se ndërsa Britania nuk kërkon përballje me Rusinë, do të mbrojë me çdo kusht interest e saj.

May tha se presidenti rus Putin duhet të zgjedhi një rrugë tjetër dhe të mos vazhdojë atë që solli aneksimin e Krimesë, nxitjen e konfliktit në Ukrainë apo sulmet kibernetike ndaj qeverive dhe parlamenteve në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *