ide | kryesore

Tre grataçiela të reja në Tiranë. Marco Boeri dhe Casamonti marrin firmën e Ramës

Kryesore, Lajme

Premtimi zero ndërtime në Tiranë, me të cilin Rilindja fitoi kryeqytetin, po bëhet përditë e më shumë qesharak. Këshilli Kombëtar i territorit, i kryesuar nga Edi Rama miratoi fundjavën e shkuar ndërtimin e tre kullave të reja në Tiranë, dy prej të cilave do t’i jepen arkitektit të famshëm të Stadiumit Kombëtar dhe Velierës në Durrës, Marco Casamonti dhe një tjetër hartuesit të planit rregullues të Tiranës, Marco Boeri.

Garden Building (foto Lart)

Në vendin ku ndodhej ish Muzeu i Shkencave të Natyrës në rrugën e Kavajës, do të ngrihet një kullë 24 katëshe, qendër tregtare me apartamente në pjesën e sipërme. Kulla do të ketë fizionominë e njohur të pyllit vertikal të Stefano Boerit në Milano dhe është projektuar nga studioja Arche Associati e Marco Casamonti, një klient i hershëm i Edi Ramës.

West Residence

Godina tjetër e miratuar nga KKT është e ashtuquajtura West Residence, projektuar nga Stefano Boeri, e studios Boeri Architetti, hartuese e masterplanit të Tiranës. Boeri është autori i Masterplanit të Tiranës.

West Residence është një tjetër ndërtesë “shumëfunksionale”, e cila do të ndërtohet pas godinës së Presidencës, përgjatë rrugës Ibrahim Rrugova, në vendin ku tani ndodhet një parkim dhe klinika e dikurshme e bllokut. Sigurisht, edhe kjo ndërtesë do të shoqërohet me disa pemë sipërfaqësore, që veshin një fasadë masive betoni.

Bllok

Një tjetër projekt i Stefano Boerit  do të ndërtohet mbi të gjithë zonën ku shtrihej dikur Bar Rovena, në zonën e ish-Bllokut. Edhe kjo është një tjetër godinë “multifunksionale”, pra qendër tregtare, zyra dhe apartamente, që do të ndërtohet nga një kompani e regjistruar vetëm një vit më parë si West Residence, Invest shpk. Ndërtesa do të shtrihet në këndin e rrugës Pjetër Bogdani dhe Rrugës Vaso Pasha dhe do të ketë “tarracë të gjelbërt”. Tani për tani emërtimi i saj do të jetë “Bllok”.

E çuditshme është se këto 3 kulla u miratuan nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) në heshtje të plotë dhe mungesë transparence, pa asnjë gjurmë në faqen e vet zyrtare të këtij institucioni.

1 Comment

  1. Andi eshte nje koqe-loqe! Edhe Shkullaku i qendron prane! Na thoni ku i gjetet parate qe hapet Lapsi.al? Na thoni kush te mblodhi me Yllin dhe Lubonjen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu