• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama zbythet para medias italiane, gëlltit atë që pështyu dy ditë më parë

Kryesore



“Një reportazh i ndyrë nga “kazanë” italianë i realizuar me pamje të vjetra…” Ishte ky komenti i kryeministrit Edi Rama pas reportazhit të programit “Le Iene” në Italia Uno kushtuar fëmijëve që punojnë në stoqet e kromit në Bulqizë për të nxjerrë disa qindarka.

Por nuk vonoi përgjigjja e gazetares italiane Alice Martinelli e cila nxori blof kreun e qeverisë shqiptare. Në një video-mesazh ajo tha se ka prova se ishte në Tiranë dhe në Bulqizë nga data 13 deri në 16 tetor dhe këtë e vërteton përmes faturave të hotelit ku ka qëndruar dhe përmes fotove në telefon. (Videon e gazetares e shihni KËTU)
I vënë përballë reagimit të gazetares që kishte realizuar reportazhin kryeministri shqiptar “ndërron pllakë”. Në emision “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, i pyetur për këtë çështje, Rama tha se nuk e kishte parë vetë emisionin, por kështu ia kishin treguar dhe për deklaratat e bëra kërkoi falje.
“E vërteta është kjo. Unë e mora si informacion. Çfarë kam thënë është se rastet e këtyre fëmijëve janë sporadike. Mora shumë feedback nga komentues në Facebook dhe mu kujtua historia e një rasti tjetër. I një reportazhi që paguanin njerëz për të qëlluar me armë për të treguar një realitet tjetër. Pa e parë reportazhin fola me paragjykim dhe kam bërë gabim pa dashje. Është një gabim dhe e pranoj që kam gabuar. Ndërkohë që ju nuk pranoni gabime. U nisa nga e shkuara dhe reportazhe të ndyra bëhen për shqiptarët” – tha Rama në studion e Eni Vasilit.
“Le Iene” kanë paralajmëruar një reportazh të dytë për Shqipërinë, por për këtë herë më pikante për qeverinë dhe që lidhet me kanabisin. Ndoshta kjo e ka detyruar kreun e mazhorancës të bëjë një hap prapa duke “gëlltitur atë që kishte pështyrë” më parë për mediat italiane. Sa u takon medieve shqiptare ato vazhdojnë të mbeten “kazani” i përhershëm. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. ahahah c’fare interpretimi… C’fare termash qe keni perdorur.. Ju dukeni qe nga titujt qe jeni KAZAN E SHKUAR KAZANI..

    Mjerane.

      1. Faleminderit burri i fatmires ( fatmires shkruhet me F dhe jo f) . kjo eshte pasqyre e nivelit tim ne gjuhen shqipe ( asnjehere nuk kam qene e mire ne gjuhe-letersi) . Nganjehere i harrojme rregullat e drejtshrkimit..

        Eshte e drejte qe fjala cfare shkruhet pa apostrof..

        Me nderime nga gruaja e Islamit.

  2. Perkundrazi, e shpjegoi shume qarte qe ishte nxituar ne gjykimin e asaj kronike pasi e kishte me te degjuar. Tha qe e kishte paragjykuar dhe ishte ne gabim.

    Nderkohe qe ju Bushat po aq qarte vazhdoni te provoni fjalet e Rames qe jeni media kazani. Pastaj ne rastin tend eshte edhe pak me e komplikuar se ti e ke edhe shume personale me te. Vazhdon te tregohesh i vogel edhe pse logjika nuk te mungon. Duhet te fillosh ta racionalizosh te shkuaren tende me Ramen. Ta them shume sinqerisht.

  3. Po pse kaq keqdashje o myteber. Ne vend qe ta perkrahni nje qendrim te tille ku ai kerkon falje per keqkuptim, dhe verejtjen e gabuar qe beri, ju hdheni me fjale fyese “u zbyth”. I bie qe ju jeni me te “fortet” qe nuk terhiqen e pranojne gabimin. Apo doni te nenkuptoni se u terhoq meqe ishte media italiane? ne fakt Rama nuk ka faj ne kete pike. Jeni vertete per te qare hallin.

  4. Ooooo Bushat… Nuk e kupton qe ai po ja del me se miri tju diskretitoj juve .. se ju sa here hapni gojen ose genjeni ose e interpretoni ( anal-izoni) si ja u do qefi me qellim te provokoni dhe te nxirrni dufin tuaj .
    Edhe nje fjale e vetme kundra ketij palloshit, pnvarsisht se asnje nuk ju beson per ju eshtte fitore.

    Jeni bere te shpelar fare.. pa pik ynyre themi ne . Ai po tall bolet me ju se ju i jepni vet materjal atij.

  5. Ne fakt ka pak rendesi ne genjen Rama apo thote te verteten, e rendesishme eshte fakti qe ne Bulqize si ne te gjithe Shqiperine mjerimi eshte ulur kembekryq. Rama si dhe ata para tij, kane deshtuar ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise, dhe sa ma shume rendohet gjendja ekonomike aq ma shume shtohet xhestet e fjalet e pafund te kryeministrit. Gjuha e trupit e Rames ne intervisten e djeshme me gazetaren Eni Vasili tregonte deshperimin e Rames perpare deshtimit te tij si figure karazmatike dhe si drejtues shteti i deshtuar. Skandali i Hashashit dhe perfshirja ne te i njerezve te tij me te vleresuar nga ai e bejne te pa besueshm me tere xhestikualicionin e fjalorin e tij mediatik. Rama ka nevoje per ndihme!

    1. ‘ GJUHA E TRUPIT TE RAMES TREGONTE DESHPERIMIN E TIJ ‘ ?????
      ‘ XHESTIKULACIONI E FJALIRI I TIJ MEDIATIK E BEJNE TE PA BESUESHEM ‘ ?????

      Nga e nxorre ti keto xhevahire .. Ja pikerisht keto anal-iza , dhe keto ‘ observime ‘ si falxhoret, keto lloj reflektimesh mbi sjelljen e Rames ju bejne qesharake dhe te pa besueshem.
      Tani edhe kazapi apo hidrauliku mund te beje anal-istin politk, psikologjik, XHESTIULISTIK…
      Keto lloj komentesh me lene pa fjale.. Komplet absurde dhe me shume ngjajne me ‘ ate qe duan te shohin tek ai se sa ate qe ai eshte’ …

      1. Shi kur t’thon nji dit kto panelistat e mdhej qe meqe rama krujti koqet kjo tregon qe projktbuxheti i qeveris eshte i kriminalizuar.

  6. mendoj qe Rama ka te drejte qe gazetaria ne vendin tone nuk eshte ne nivelin e duhur biles shpesh eshte patetike. Po ama Rames dhe te gjithe seres politike I mintereson nje gazetari e tille dhe e kane mbajtur te tille. Me n je gazetari te forte, te drejte dhe objective e profesionale do ishte shume e veshtire per cdo politikan te abuzoje apo te mos I qendroje deklarimeve te tija.
    Sa per Bulqizen me vjen keq qe edhe kjo mazhorance nuk ndryshoje dot asgje per mjerimin qe eshte atje. Ndoshta nuk eshte e lehte po dhe e pamundur nuk besoj te jete

  7. rama i kerkoi metes bllokun,beri ter at 21 janar per nje video te montuar topchanel-rama-prifti,dhe ne fund edhe pse meta e quajti bastard,kokpalare njeri qe e akuzoi babain e vet se i beri me gruan makoqin gregorin ai ju turr palles e ngjales se metes ne gjirin e lalzit.ju turr qenef e wc te zgjedh krejt kriminelet,rosha,dosha,ndoka,prenga,shullaza,tahira,habila,artur busha,etj dje i beri deputet e kryebashkiak.nje kryeminister nuk duhet te fol pa e par vet.por ja qe krymbat e tij e mbeshtesin si arbi,plsi etj.tash rames krimi koken ne qenef negjmije ja ka futur si tahirit dhe nuk flasin per drogen.

    1. gentian ti gjellen e buken ne brek gjelili, pall doshi pas perdhunimit te inji te mitur ne grup han.gentijan te keqen nena te mban roshi me palla apo fiq erioni.
      o sa mir me qen qelbsir o hej
      krymb qenrfi me deshir o hej.
      ruqi ju ka thi rama ju ka krymba
      ju plotson deshirat ,
      ne te xhelilit zyra.

  8. Sahan lepiresat kekan qu prej gjumit. Si duket paskan marr rrrogat e o burra te shkrujm per xhaxhin tone te dashur

  9. SA KEQ ME VJEN MOR FAKIR.KJO TREGON EDHE NJE HERE NIVELIN TEND SI KRYEMINISTER.PO FLITET PSE TE THA AI APO AJO MER DERDEMEN.PO ATEHERE PSE FLET PER QYTETARIN DIGJITALB KUR TE PAKTEN ATIJ I DALIN TERA TE VERTETA CFAR THOTE.TY NJE FEMER TE VURI PARA PO SKA PARE GJE AKOMA CFAR DO TE BEJE NJE POPULL QE PERDITE PO I SHTERGON LITARIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *