• |
ide | kryesore

Ambasadorja gjermane shkon në Kukës: Mos shpresoni kot për azil, realizohuni në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Gjermanisë Suzanne Schultz ishte sot në Kukës si një prej qarqeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE për të përcjellë mesazhin se emigrimi nuk është zgjidhja e problemeve. Ajo mori pjesë në ceremoninëe inagurimit të qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut teksa u shpreh:

“Gjermania e konsideron të rëndësishme mbështetjen për qeverinë shqiptare që tu mundësojë qytetarëve të saj kushte të mira jetese dhe perspektivë. ndaj ne kemi zgjedhur si moto ‘Realizohu në Shqipëri’. Në e dime se për grupet vulnerabël kjo është e vështirë. Dhe rruga jashtë vendit duket sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri, duke i rifutur në rrethin vicioz të varfërisë e stigmatizmimit. Ndaj kjo qendër duhet të jete shembull për të shmangur këto rrethana të padëshirueshme”, u shpreh diplomatja gjermane.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. Me e dobet se kjo ambasadore s’ka pare Shqiperia nga Gjermania ndonjehere! Ca kupton kjo me “realizim” te njerezve te agjerosh gjithe jeten e te presesh nje “bloede Ziege” si kjo te na mesoje ne shqiptareve “realizimin” kur njerezit nuk kane ku te punojne? Hajde ambasadore hajde?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *