ide | kryesore

Atentat me armë të riut shqiptar në Itali nga persona të pa identifikuar

Lajme, Të fundit

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë nga një distancë e afërt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Toirano. “La Stampa” shkruan se shqiptari i plagosur është 22 vjeç me iniciale S.R nga Durrësi. Ai u qëllua me pushkë nga persona të paidentifikuar. I plagosur, ai mundi të hyjë në një dyqan të cigareve elektronike dhe kërkoi ndihmë nga shitësi, i cili njoftoi policinë.

“Ndjeva një goditje të fortë në këmbë nga prapa”, – u tha 22-vjeçari shqiptar autoriteteve italiane. Fatmirësisht ai nuk është në rrezik për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar e arrestuar autorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu