• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e deputetit të LSI: Prokurorin e Matit desh e vranë për kanabisin

Lajme, Të fundit



Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në “Ora News” ka folur në lidhje me situatën politike dhe kanabizimin e vendit.

Deputeti i LSI-së në debat me deputetin e Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Prokurorin e Matit për pak e kanë vrarë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit.

Më tej Spahiu tha se në qarkun e Dibrës nuk ka pasur kultivim të kanabisit, por në kohën e qeverisjes së Edi Ramës kjo gjë është përhapur ndjeshëm.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së tha se kjo nuk është e vërtetë, por Spahiu vazhdoi duke përmendur edhe emrat e disa fshatrave ku sipas tij u shtua kultivimi i kanabisit.

Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolegët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive. Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja.” – tha Spahiu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *