• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Materniteti i Durrësit pa ujë dhe me kushte skandaloze 

Lajme



Maternitetit të Durrësit i mungon uji. Kështu i shkruan një grua që sapo ka lindur në këtë maternitet Sali Berishës.

Nëna e re thekson në mesazhin e saj se, përveç mungesës së ujit edhe banjot e maternitetit janë në kushte skandaloze, ndërsa dera kryesore është e mbyllur.

Për situatën e krijuar atje, Berisha fajësoi kryeministrin Rama duke i kujtuar premtimet e tij për shëndetërinë falas.

STATUSI I PLOTË: 
Tronditese, materniteti i Durresit pa uje!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital!
Miq, le ti urojme ne engjellit te vogel jete te gjate me plote shendet mbaresi e te mira se bashku me prinderit. Por le te denojme ne Noriegen, qe premtoi shendetesine falas por solli narkoshtetin e tij. sb
“Mirembrema Z Berisha,une edhe familja ime ju urojme shendet,ju edhe familjes suaj. Bashkshortja ime solli ne jete vajzen tone dje ne maternitetin e Durresit,sot gjithe diten materniteti nuk kishte uje,se Ku do lahen keto nena nuk e di.edhe dera kryesore ishte e mbyllur,duhet te kaloje rrethqark me hyre brenda.edhe banjoja eshte per faqe te zeze. Poshte rilindja e qelbesirave”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *