• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet thesari i rrallë groposur 850 vjet më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një skuadër arkeologësh francezë ka zbuluar një thesar të rëndësishëm në abacinë e Cluny, në rajonin e Saône-et-Loire. Skuadra e përbërë edhe nga disa studentë të Universitetit të Lumière të Lionit drejtohej nga arkeologia Anne Baud dhe po gërmonte në rrënojat e një infermierie kur zbuloi atë që në dukje të parë ishte një pëlhurë e thjeshtë. Në brendësi të saj u gjendën 2200 monedha argjendi, 21 medalje ari islame, një unazë ari me gur dhe sende të tjera të çmuara. Analizat laboratorike zbuluan se monedhat i përkasin periudhës mes viteve 1121 dhe 1131. Ato i përkasin Andaluzisë dhe Marokut që ndodhej në mbretërimin Ali Ben Youssef, një sovran mysliman që qeverisë Spanjën në fund të shekullit të XI dhe fillimit të XII. Thesari qëndroi i groposur për 850 vjet. “Kush e ka fshehur? Një prift? Një laik? Dhe përse ka mbetur i harruar? Janë pyetje që grupi i ekspertëve po përpiqen tu japin përgjigje.©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *