• |
ide | kryesore

Italia nis bisedimet me Ancelotti-n për trajner të ekipit kombëtar

F1, Sport



Mediat italiane raportuan sot se kanë nisur bisedimet mes presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Carlo Tavecchio dhe trajnerit të mirënjohur italian, Carlo Ancelottit.

Sipas Premium Sport, Tavecchio beson se Ancelotti mund të ketë të njëjtin ndikim si Antonio Conte me azurrët pas eliminimit nga faza e grupeve në Kupën e Botës tri vite më parë.

Ancelotti, 58-vjeçar, është i papunë momentalisht pas largimit nga Bayern Munich në muajin shtator dhe mund të emërohet në kohë për ndeshjet miqësore të Italisë kundër Anglisë dhe Argjentinës në mars të vitit të ardhshëm.

Ancelotti ka luajtur 26 ndeshje për kombëtaren italiane dhe si trajner ka fituar tituj të ligave më disa prej klubeve më të mëdha si Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, si dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Përkundër nisjes së bisedimeve, media italiane paralajmëron se Italia duhet së pari ta zgjidhë problemin Giampiero Ventura.

Ventura ka thënë se nuk jep dorëheqjen nga posti i trajnerit, pavarësisht se dështoi ta çojë Italinë në Botërorin Rusia 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *