• |
ide | kryesore

Kim Kardashian tregon gjininë e bebit pas festës

Paparazzi, Slider



Prej kohësh flitet në media për  fëmijën e tretë të Kim Kardashian, që pritet të vijë në jetë shumë shpejt duke marrë parasysh faktin që Kim para disa ditësh organizoi dhe një “baby shower” përrallor.Siç dihet, kjo foshnje do të vijë në jetë nga një nënë bartëse dhe jo nga vet Kim. Ylli botëror është treguar shumë diskrete për këtë shtatzani duke mos zbuluar shumë detaje, por kështu ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut.E ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, padashje Kim na zbuloi një fakt shumë të rëndësishëm për bebin, pikërisht gjininë e tij.Ndërsa ishin duke folur për festën e organizuar së fundmi, sesi kishin marrë shumë dhurata dhe lodra, ajo shpjegoi se më e lumtura ishte North, të cilës nuk po i pritej derisa bebi të vinte në jetë dhe e kishte pyetur:“Mami, meqë motra e vogël nuk ka ardhur akoma, mendoj se lodrat e saj duhet t’i marr në dhomën time e të luaj me to derisa motra të vijë.”

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *