• |
ide | kryesore

“Koreja e Veriut e aftë të godasë me bombë atomike Britaninë në pak muaj”

Planet



Ish-komandati i forcave britanike, gjenerali Sir Richard Barrons dha alarmin se Koreja e Veriut do të jetë në gjendje dhe mund të dogasë Britaninë me raketë bërthamore brenda 20 muajsh.

Gjenerali vuri në dijeni edhe Kryeministren, Theresa May, për këtë fakt gjatë një takimi që zhvilloi së fundmi me të. Barrons sheh problem tek mbrojtja e vendit. Sipas tij, kjo e bën Mbretërinë vulnerabël ndaj një sulmi të tillë.

Sir Richard Barrons vuri theksin tek kërcënimet gjithnjë e në rritje ndaj Britanisë së Madhe nga Koreja e Veriut, por edhe Rusia, për të cilat tha se forcat britanike nuk mund të reagojnë përballë tyre.

“Përballemi me kërcënimin rus, por ndërkohë Koreja e Veriut brenda 20 muajve të ardhshëm do të jetë e gatshme të përdorë një raketë balistike me rreze interkontinentale që mund të arrijë deri në Londër. Ndërsa ne nuk mund të mbrohemi ndaj këtyre rreziqeve”, – u shpreh gjenerali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *