• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Italia shkarkon trajnerin Ventura

F1, Sport



Gian Piero Ventura nuk do të jetë më trajner i Italisë. Pas një mbledhjeje mjaft të tensionuar në Federatën Italiane të Futbollit u mor vendimi për ta larguar teknikun pas dështimit të skuadrës për tu kualifikuar në botërorin e Rusisë së verës së ardhshme.
“Sot e takova trajnerin Ventura ku i komunikova se nuk kemi më nevojë për bashkëpunimin me të” – tha presidenti i Federatës Carlo Tavecchio në mikrofonin e SkySport 24 menjëherë pas mbledhjes.
“Kjo do të thotë se ai nuk është më trajner i skuadrës italiane. Kemi menduar edhe për profilin e trajnerit të ardhshëm dhe emrave të lirë që mund të marrin këtë detyrë. Do të shohim në vazhdim për kontratën me trajnerin e ti. Nuk ma asgjë tjetër për të thënë” – tha Taveccio duke mos iu përgjigjur pyetjes nëse edhe ai do të largohej.
Ventura kishte kontratë deri verën e ardhshme. Tavecchio dëshiron një nga Ancelotti, Conte ose Ranieri, por flitet edhe Mazzarri. Në federatë thuhet se marrëveshja do të mbyllet shpejt sepse duhet nisur gjithçka nga zero./lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *