• |
ide | kryesore

Reperi i famshëm, i dashuri i Bebe Rexhës?

Paparazzi



Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të njohura me origjinë shqiptare. Ajo ndiqet me vëmendje nga miliona fansa përreth botës, por deri tani nuk dihej shumë për jetën e saj private.

Dhe kësaj vëmendje nuk mund t’i shpëtontë një moment romantik në Los Anxhelos. Bebe po përflitet për një lidhje të mundshme me reperin maroken French Montana. Reperi i njohur ka kaluar romanca me shumë femra tjera të famshme, përfshirë këtu Khloe Kardashian, e së fundmi edhe Demi Lovato.

Por tani romanca e tij e radhës duket se është me këngëtaren Bebe Rexha, pasi të dy ishin parë së bashku në një mbrëmje romantike në Los Anxhelos.

A është lidhja e tyre e vërtetë, apo vetëm një raport miqësor, kjo me siguri do të vërtetohet shumë shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *