• |
ide | kryesore

Sulmi me 5 viktima në shkollën në SHBA/ “Vrasësi donte një kasaphanë fëmijësh”

Planet, Të fundit



Autori i masakrës në Kaliforni kishte për qëllim të vriste sa më shumë fëmijë. Kështu njoftoi policia lidhur me autorin e sulmit të djeshëm në një shkollë fillore, ku 5 persona mbetën të vdekur dhe shumë nxënës mbetën të plagosur.

Mes viktimave ishte edhe agresori. Nxënësit e plagosur u transportuan me helikopter në spitalet më të afërta.

Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë 2 vjeç, të cilin vrasësi e qëlloi dy herë, por për fat të mirë jo në shenjë.

Sipas dëshmitarëve të zonës me rreth 1500 banorë, agresori qëlloi dhjetëra plumba. “Ai donte të bënte një kasaphanë fëmijësh të vdekur, por fatmirësisht policia reagoi në kohë,” – tha dëshmitari.

Policia njoftoi se në mesin e viktimave ishte një grua e cila ishte përpjekur të ndalonte vrasësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *