• |
ide | kryesore

Zbuloni kush është mashkulli më seksi i vitit sipas revistës “People”

Paparazzi



Një prej këngëtarëve të muzikës “country” është përzgjedhur si mashkulli më seksi i vitit 2017.

Blake Shelton i cili është trajner në “The Voice of America” as vetë nuk e beson pse revista “People” ka përzgjedhur pikërisht atë për këtë status.

“Jam ndjerë i shëmtuar gjatë gjithë jetës sime por nëse më duhet të jem seksi për një vit, atëherë mund të bëhëm”– është shprehur këngëtari për numrin e ri të kopertinës.

Gjithashtu ai ka shtuar se ka vendosur të mburret mbi këtë fakt edhe tek kolegu i tij në “The Voice”, Adam Levine. Pjestari i grupit “Maroon 5” është zgjedhur mashkulli më seksi për vitin 2003 dhe asokohe fansat janë shprehur shumë të entuziasmuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *