• |
ide | kryesore

4 milion euro dëm CEZ-it, Ismailaj kërkon lirinë

Lajme



Kastriot Ismailaj, biznesmeni i akuzuar se i shkaktoi 4 milion euro dëm CEZ-it, ka vendosur të kërkojë pafajësi në Apel.

Mësohet se pala mbrojtëse e Ismailajt ka depozituar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ankimim ndaj vendimit të gjykatës penale të Tiranës më 8 nëntor, që e dënoi biznesmenin me 11 vite burg për rastin “CEZ-DIA”.

Kjo lëvizje ishte paralajmëruar më herët nga avokatët e biznesmenit.

Ismailaj u mor i pandehur më 23 dhjetor 2015. U zhvilluan 45 seanca derisa ai u dënua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Organi i akuzës kishte kërkuar 15 vjet burg për Ismailajn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *