• |
ide | kryesore

Basha akuza të forta Ramës: Buxheti projekt për të legalizuar paratë e drogës dhe krimit

Lajme, Të fundit



Nga foltorja e kuvendit ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha tha se me buxhetin e vitit 2018 po dëmton ekonominë e vendit, dhe po favorizon klientët e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, krye demokrati u ndal tek tre masat kryesore që sipas tij, kreu i qeverisë ka parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas Bashës, me vendimin për faturat e TVSH-së, kryeministri Rama po përgatit koncesionin për vëllain e tij.

Faza e dytë e projektit të tij është përdorimi i parave të drogës për të futur në dorë ekonominë publike dhe private duke shkrirë në një krimin, politikën dhe biznesin, legalizimi në ekonomi dhe politikë, i futi kancerin e trafikut të drogës dhe tani projekti është legalizimi i parave të drogës, ndaj sot ka banka pronarët e të cilëve fshihen në parajsa fiskale, sikur ka koncesione me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, kontrata që mbahen sekret ndaj publikut.  Sot, dje, pardje, ai u bënte thirrje bankave të bëhen pjesë e marrëzisë kriminale edhe pse mafia i vret bankierët në mes të qytetit për të pastruar paratë e krimit. Ashtu si bëri me kriminelët në politikë si bëri me kanabisin duke përqeshur, zgërdhirë e tallur ata që e denoncuan. Nëse në vend të denoncimit do të zgjedhim të qeshim si kërkon ky, kjo do të sjellë shkatërrim sot”- tha Basha.



1 Comment

  1. o bash kriymat e qenefit stalin: ruqi,xhafa,rama etj kan
    lindur nga kriminel jan rritur me kriminel,kan ber si kriminel,bejn si kriminel.keta ter kohen torturen ndaj armikut te klases,popullit kan pasur ne mendje.per keta bastard poshtrimi i popullit eshte detyr e kominternit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *