• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Cilët janë emrat e komandove që nuk u kthyen nga Anglia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando. 4 prej tyre që kishin shkuar për një trajnim në Londër nuk janë kthyer më në vendin e shërbimit duke ngritur alarmin Ministrinë e Mbrojtjes. Ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe. Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmoi lajmin duke shtuar se ndaj tyre është depozituar kallëzim në Prokurori.
Burime të lapsi.al thanë se ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci. Të njëjtat burime thanë se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqiperi, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend. Edhe policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk ka pasur rezultat. Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin Ministrinë e Mbrojtjes dhe cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s. Tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *