• |
ide | kryesore

Haradinaj niset drejt Brukselit, nuk pritet takim me kryeministren serbe

Lajme, Të fundit
ramush-haradinaj-flet-rreth-arrestimit_hd.jpg



Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, fluturoi sot për në Bruksel, ku si pjesë kryesore e agjendës së tij do të jetë diskutimi për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Për të njëjën situatë, i ftuar atje është edhe delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, takimi ky i katërt me radhë në mes të BE-së dhe Serbisë për implementimin e MSA-së.

Pavarësisht vendqëndrimit të njëjtë, nga Qeveria Haradinaj mohojnë se në mes të dy kryeministrave ka gjasa të ndodhë një takim, qoftë ai i rastësishëm.

Avni Arifi, i cili është në Bruksel, së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj tha të enjten për Express, se kreu i Qeverisë nuk do të takojë askënd nga Serbia, duke iu referuar edhe kryeministres serbe në këtë rast. “Kryeministri i Kosovës nuk do të takoj askënd nga Serbia”, u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *