• |
ide | kryesore

Italianët dhe holandezët në aksion, kapet 1 ton kanabis nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Një operacion i madh i policisë së Firences përfundoi me sekuestrimin e një toni kanabis dhe arrestimin e 14 personave, mes të cilëve shqiptarë dhe italianë. Operacioni i policisë italiane është pasqyruar gjerësisht në mediat e huaja edhe për bashkëpunimin me policinë e Holandës. Dyshohet se pika e nisjes së drogës ishte Shqipëria, me destinacion Italinë, duke kaluar nga Holanda. Përfituesit i riinvestonin paratë e drogës, duke rritur edhe xhiron e prostitucionit. Për momentin nuk dihen shumë detaje nga operacioni, në pritje të njoftimit zyrtar të tyre nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *