• |
ide | kryesore

Pse Prishtina duhet ta mbajë Shpend Ahmetin

Blog

Në një botë ideale, mua nuk do të më duhej të shkruaja një shkrim për Shpend Ahmetin, sepse për të asin vetë punët dhe veprat e tij. Por Kosova jonë e dashur është larg ideales, e fatkeqësisht edhe larg normales së zhvillimit shoqëror të vendeve evropiane.

Por Kosova jonë e dashur është larg ideales, e fatkeqësisht edhe larg normales së zhvillimit shoqëror të vendeve evropiane. Njerëz si Shpendi të cilët punojnë pa u ndalur, nga pak e përditë, përballen me vetë fajtorët për situatën e vështirë, të cilët mashtrojnë me të madhe. Përballet me ata që dje shkatërruan e vodhën sa mundën, ndërsa sot premtojnë mrekulli. Kjo do të ishte e pamundur në një vend ku shoqëria, mediet, institucionet, kanë kujtesë afatmesme e afatgjatë – por një nga karakteristikat e eksperimentit që po bëhet me Kosovën, është pikërisht dëmtimi i kujtesës shoqërore e kombëtare. Prandaj, me pak fjalë, më duhet të shkruaj për Shpendin në këtë fushatë. Unë nuk mund të shkruaj dot për të gjitha punët që i ka bërë Shpendi dhe qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, sepse kjo do të kërkonte një kohë e hapësirë të gjatë. Por, disa prej tyre ia vlen t’i kujtojmë.

Shpendi është i pari që futi në Kosovë një koncept të përhapur në vendet perëndimore, siç është ai i shujtave falas në shkollat e Prishtinës, me kie e qumësht për secilin nxënës nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Kjo arritje e Shpendit i ka dy të mira. Së pari, mundëson që fëmijët të jenë të ushqyer të gjithë, pavarësisht kushteve ekonomike të familjes së tyre. Së dyti, kjo ndihmon ekonominë vendore, duke qenë se edhe kiet, edhe qumështi janë prodhime të Kosovës. Kundërshtarët e Shpendit tash kanë lluar ta pranojnë këtë politikë, dhe të premtojnë se ata do të japin shujta më të mira.

Por, na duhet të kujtojmë se në kohën e tyre fëmijët e shkollave jo vetëm që nuk merrnin shujta falas, por helmoheshin me naftën që ata përdornin për ngrohje. Naftë jashtë standardit, por me çmime sikur nafta e mirë. Kështu shkon logjika e pushtetit vjedhës, që ne e hoqëm nga Prishtina përfundimisht.

Për mua si familjar, kur dal të shëtis në rrugët e Prishtinës, me gruan apo vajzën time të vogël, nuk mund të mos i falënderohem Shpendit që na i ka liruar trotuarët. Më kujtohen trotuarët e dikurshëm të përdorur si parkingje ilegale, në Prishtinën e atyre që donin më shumë veturat sesa njerëzit. E arritja më e madhe e Shpendit, është ndalja e masë së ndërtimit, e cila duke ndërtuar në mënyrë ilegale e ka shëmtuar e ngulfatur Prishtinën, në qendër e në lagjet periferike. Ndërtimtaria e paligjshme ka marrë jetë punëtorësh të pasiguruar, e ka vënë në rrezik jetë qytetarësh, me ndërtimet të cilat janë nën standardet e sigurisë e të mbrojtjes prej tërmeteve, apo prej temperaturave të ftohta e të nxehta. Kur Shpendi e ndali këtë maa të rrezikshme, toi urrejtjen e atyre politikanëve që janë ushqyer e vazhdojnë të ushqehen me paratë e mafias, të cilët vazhdojnë të bëjnë çkamos për të ndërtuar perceptime të pavërteta për qeverisjen e Lëvizjes në Prishtinë.

Në katër vitet e shkuara Komuna e Shpendit shtroi qindra kilometra rrugë rurale, që e lidhin Prishtinën me fshatrat e saj, duke i sjellë më pranë kryeqytetit prodhuesit vendorë, që janë fermerët, bujqit e blegtorët tanë, por edhe duke ua lehtësuar jetën fshatrave, që me rrugët e mira i kanë më afër spitalin, universitetin dhe institucionet qendrore. Ato fshatra, edhe pse afër Prishtinës gjeograkisht, për një dekadë e gjysmë nuk e kanë pasur rrugën, dhe u është dashur të udhëtojnë me orë të tëra në kushte të vështira për ta arritur kryeqendrën!

Me Shpendin Prishtina sot i ka qendrat e kujdesit mjekësor më moderne e më funksionale se kudo tjetër në Kosovë. Ato qendra i gjetëm në gjendje të mjerë, pa higjienë e pa mjete, e sot janë një shembull sa i përket kushteve të punës, pajisur me të gjitha aparaturat e barnat, në çdo kohë. Sigurisht, falënderimi për këtë shërbim shembullor shkon edhe për stafin mjekësor, që të palodhur punojnë për të ndihmuar pacientët. Qendrat e Mjekësisë Familjare janë përmirësuar e rregulluar si kurrë më parë. 85% të të sëmurëve nga Prishtina tashmë nuk shkojnë në QKUK por pikërisht nëpër QMF-të. Jo vetëm që kështu realizohet shërimi në QMF dhe mundësohet ai në QKUK për shkak të shkarkimit të uksit, por edhe qytetarët lajmërohen te mjeku shumë më herët, në simptomat më të vogla që kanë.

Në QKUK qytetarët nuk shkojnë pa u përkeqësuar rëndë, porse tani, ndërkohë, ata shkojnë në QMF dhe me gjasa që pastaj të mos kenë fare nevojë të shkojnë në QKUK. Rregullimi i QMF-ve ka ndryshuar jo vetëm njeriun e sëmurë por edhe atë të shëndoshë. Rregullsia institucionale publike ndryshon kulturën shoqërore. Sa e pabesueshme duket sot ajo që ngjante vetëm katër vjet më parë në komunën e Prishtinës. Dihet që njerëzit vështirë besojnë imagjinatën e ndonjërit për të ardhmen e largët. Mirëpo, ne s’na duket e besueshme mbamendja jonë për të kaluarën tonë të afërt. Kujtesa ngjan më e pabesueshme se imagjinata. Të falemnderit Shpend. Në shkolla Shpendi vendosi një sistem të konkurrimit transparent, për të gjithë mësuesit që janë pranuar në punë. Është e vërtetë se aty ku ka konkurs, dikush ton e dikush jo, dhe gjithnjë ka pakënaqësi, mirëpo konkurrimi është baza e një shoqërie të bazuar mbi ligjin dhe transparencën. Mësuesit e zgjedhur në këtë mënyrë janë më të përgjegjshëm, dhe procesi transparent garanton llogaridhënien në çdo rast.

Përveç kësaj, Shpendi iu mundësoi prindërve të fëmijëve që t’i çojnë fëmijët e tyre nëpër çerdhe, duke ndërtuar e hapur shtatë çerdhe të reja publike. Ishte turp fakti se në Prishtinë duhet të gjeje ndonjë mik a të njohur për ta futur fëmijën në çerdhe. Një qytetar para disa ditësh ma tha një shaka. Prishtina – tha – i ka autobusët siç e ka kryetarin. Kur e kishte kryetarin me mentalitet të vjetër, të ngadaltë e anakronik, edhe autobusët i kishte të tillë. Sot kryetarin e ka të ri, edhe autobusët të rinj, të shpejtë, brenda të gjitha standardeve.

Premtimi kryesor i Shpendit ishte “ujë 24 orë”. Kundërshtarët e Shpendit thonë se këtë projekt nuk e ka bërë Shpendi, por qeveria. Por, mjafton të shkoni në komuna të tjera e të shihni se sa prej këtyre projekteve i ka realizuar qeveria, edhe pse ujë ka premtuar kudo, në çdo cep të Kosovës. Ishte këmbëngulja e sinqertë dhe e palodhur e Shpendit ajo që e përshpejtoi dhe e siguroi ujin për qytetarët e Prishtinës. Shpendi pra i ka mbajtur të gjitha premtimet e veta. Por, mbi të gjitha, Shpendi e ka hapur komunën për qytetarët, me një administratë që i mirëpret të gjithë njerëzit që kanë punë apo që kërkojnë informacion aty. Përmes teknologjisë digjitale dhe menaxhimit efikas, koha e pritjes së qytetarëve është zvogëluar shumë. Shpendi i ka mbajtur të gjitha premtimet e veta. Ai nuk na ka zhgënjyer deri më tash, prandaj ne do t’i besojmë atij sërish. Ai prapë ka për t’i mbajtur premtimet e veta, 100%. Por, tash është koha që Prishtina ta mbajë Shpendin.

1 Comment

  1. si ta ket shkruar baton hagjiu ket artikull.shpendin duhet hequr nhe minut e me par,sepse ka ramen shok dhe esht komunist i majt si kurti.e nje komunist stalini si rama e shpendi shtet kurr nuk bejn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu