• |
ide | kryesore

Rama me krim e ka marrë dhe me krim do ta ruajë pushtetin

Ide

Gazetat dhe portalet tona ndahen kryesisht në tri  seksione të mëdha lajmesh. Njëri është seksioni i politikës: çfarë bëri Rama, çfarë tha Basha, çfarë denoncoi Berisha, si po sillet Ilir Meta, korrupsioni i radhës, skandali i radhës, ambasadori i radhës, etj.; tjetri është ai i kronikës së krimit dhe asaj të zezë: drogë, drogë, drogë e kapur, thuajse një vrasje në ditë, në familje, me tritol, me kallashnikov, me pistoleta, me makina, në këmbë, në shtëpi etj.; e treta janë kronikat rozë dhe ndjelljet seksuale të mbushura me bythë, cica, zogun, mënyrat e bërjes seks etj.

I trajtojmë sikur u përkasin tri botëve të ndara, por nuk është kështu. Në fakt, këto tri seksione janë tri faqe të një realiteti të vetëm. Për të bërë lidhjen (do të ndalem tek ajo midis kronikës së krimit të zi dhe të zezës politikë) po i referohem kohës së regjimit komunist. Ata që e kanë jetuar e dinë se në mediat e asaj kohe nuk figuronte kronika e krimit dhe ajo e zezë. Nuk flitej për vrasje, as për vjedhje, as për përdhunime apo prostituime. Mos vallë, sepse nuk kishte? Jo, por sepse pretendohej se nuk kishte, sepse kronika e zezë e krimit ishte një nga pasqyrat e gjendjes reale sociale, ekonomike, kulturore të shoqërisë dhe diktatorëve nuk u pëlqente kjo, por pasqyrimi i realitetit të mrekullueshëm që ata, medemek, kishin ndërtuar.

Tani ne, “fatmirësisht”, e kemi kronikën e krimit. Çfarë çudirash nuk sheh, dëgjon e lexon përditë. Së fundmi më ka mbetur në mendje një lajm, sipas të cilit bandat e shqiptarëve janë ato më të frikshmet në Britani, pasi nuk e kanë problem (moral) të rrëmbejnë e masakrojnë një pensionist të moshuar për vetëm 200 paund, si dhe lajmi sipas të cilit Habilajt nuk janë banda më e fortë në Vlorë, por se ka disa të tjera që janë shumë më të forta.

Një pyetje ngrihet: si ka mundësi që politikanët tanë, kur janë në pushtet, nuk i shqetëson fare ajo që i shqetësonte diktatorët dje: se kronika e zezë e krimit ishte tregues i faktit se ata nuk kanë ndërtuar më të mirën e botëve? Si ka mundësi që nuk mendojnë për asnjë çast se autorët e vrasjeve, përdhunimeve, trafikimeve, hedhjeve në erë, plaçkitjeve me maska, pa maska, nuk janë marsianë, as personazhe filmash të Hollivudit, por shqiptarë që janë rritur dhe edukuar në Shqipërinë e qeverisur prej tyre?

Sikur të ishte e vërtetë se Rilindja me në krye kryeministrin po përpiqet vërtet të na rilindë, te ky aspekt do të duhej të përqendrohej fort. Sepse rilindje do të thotë më së pari përpjekje për të na nxjerrë nga balta e krimit. Pra, ata s’do t’i zinte gjumi kur të dëgjonin kronikën e zezë të krimit. Pale çfarë do të bënin kur t’u dilte dora vetë, ministri i tyre i Brendshëm, si pjesëtar i një bande mafioze. Mirëpo çfarë ndodhi, e zeza Rilindje dhe i ziu kryeministër na dolën me tezën se kemi të bëjmë me krijime të madiave të “kazanit”, të gazetarëve që “shajnë” Shqipërinë sepse kushedi se cili armik i jashtëm i paguan.

Duke u nisur nga absurditeti i këtyre akuzave, një pjesë gazetarësh kanë hedhur idenë se ato janë bomba tymuese që hedh kryeministri për të shmangur vëmendjen e opinionit nga skandali ku është përfshirë direkt dhe indirekt edhe vetë. Do të isha shumë i qetë po të qe kështu por, për fat të keq, mendoj se duhet të jemi shumë më të shqetësuar për veprimet e kryeministrit ndaj mediave.

Veprimi i tij ndaj mediave, ashtu sikurse edhe vendimi për të mbrojtur Saimir Tahirin nga arrestimi, me gjithë provat flagrante, tregon se rilindësit, me në krye Ramën, janë të vendosur të ruajnë paprekshmërinë e tyre. Dhe paprekshmëria ruhet duke ruajtur pushtetin. Pyetja që shtrohet është: deri ku mund të shkojnë në këtë tentativë? Të ashtuquajturat bombat tymuese për të tërhequr vëmendjen janë shumë pak në këtë aspekt. Agresiviteti i Edi Ramës ndaj mediave dhe gazetarëve të veçantë jep shenja të qarta se ai po shkon shumë më tej.

Ai po tregon se sikur të kishte pushtetin që i jepte diktatorit Hoxha sistemi njëpartiak i komunizmit, do ta kishte ndaluar fare edhe kronikën e zezë të krimit, madje do t’i detyronte mediat të pasqyronin vetëm realitetin e tij. Por, fakti që nuk e bën dot këtë, nuk do të thotë se jemi të imunizuar nga të këqija dhe rreziqe të tjera.

Përpara se të hyj te rreziqet, më duhet të ripërsëris se, ashtu siç është e gabuar ta mendojmë regjimin e djeshëm punë të një njeriu të vetëm, Enver Hoxhës, po ashtu është e gabuar ta shohim regjimin e sotëm punë të një njeriu të vetëm, Edi Ramës. Kjo do të thotë të shfajësosh shumë fajtorë që direkt dhe indirekt janë të interesuar që të mbahet në këmbë ky regjim. Pa mbështetjen e tyre, ai mund të binte që nesër. Prandaj edhe rreziqet duhen parë si rreziqe që na vijnë nga i gjithë ky kontingjent.

Sipas gjykimit tim, kjo që po ndodh me sulmin e Ramës ndaj mediave – edhe ndaj atyre që deri dje e kanë mbështetur – flet për kalimin në një fazë tjetër të regjimit. Duke përdorur terma tashmë të njohur do të thoja se po asistojmë në kalimin nga regjimi mediatik te narkoregjimi.

Me regjim mediatik kam parasysh se, duke filluar që nga viti 1997 e deri në legjislaturën e fundit Rama, klasa jonë politike, për të sunduar dhe përfituar, ka punuar kryesisht nëpërmjet lidhjes me mediat dhe oligarkët pronarë mediash. Deri disa vite më parë, oligarkët pronarë mediash pasuroheshin nëpërmjet ndërtimit duke përdorur mediat, por duke thithur kryesisht paratë e emigrantëve. Me Ramën kryeministër kemi një “hop cilësor”. Paraja e madhe e krimit po merr rolin kryesor në mbajtjen në këmbë të pushtetit. Kështu, p.sh., kullat që projektohet të ndërtohen nuk justifikohen veçse me para të pista.

Banka e Shqipërisë te raporti i politikës monetare (2017) flet për ulje të kërkesave për kredi “si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të financimit jashtë sistemit bankar”. Në këto kushte, pronarët e mediave, pjesërisht pasi ky realitet nuk fshihet dot pasi dalin përditë zbuluar nga portalet e shumta dhe pjesërisht pasi bizneset e tyre po varen gjithnjë e më shumë nga paraja e krimit, kanë dalë në plan të dytë si instrumente pushteti. Rama provoi ta mbulojë këtë realitet të ri mediatik duke shumëfishuar mediat dhe portalet e tij.

Pastaj krijoi një televizion të vetin. Duke mos mbetur i kënaqur, sot po konsumon shumë shpejt një fazë që po prodhon më së shumti efekt negativ: delegjitimimi dhe denigrimi i gazetarëve që flasin për këtë realitet. Por a mund të ndalë këtu? Shenjat janë dukshëm që jo. E këtu vijmë te rreziqet e ardhshme që, po nuk i ndalëm me kohë, mund të prodhojnë një realitet shumë më dramatik. Le të mos harrojmë se prapa Ramës tashmë nuk janë vetëm oligarkët dhe gazetarët vrasës moralë të paguar prej tyre, por edhe narkotrafikantët dhe ushtarët e tyre, vrasës fizikë. Narkoregjimi është faza e pastrimit të parave të krimit nëpërmjet çimentimit të lidhjeve të politikës me oligarkët, me kriminelët, ku këta të dytët bëhen gjithnjë e më vendimtarë.

Prandaj denoncimi dhe sulmi ndaj krimit si dhe investigimi ndaj tij sot përjetohet nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij si sulm ndaj shtyllës kryesore të regjimit. Ja pse në këtë moment vijmë në nevojën e diktatorëve të djeshëm për ta zhdukur fare nga faqet e mediave kronikën e zezë të krimit. Mirëpo, kjo nuk arrihet dot në gjeopolitikën ku jetojmë. Atëherë rreziku është që shumë shpejt të kalojmë në faza që i kanë kaluar vende ku ka sunduar mafia, siç është p.sh. Sicilia e viteve ’80, kur Andreoti kryeministër thoshte se në Sicili nuk ekziston mafia dhe vriteshin gazetarë dhe prokurorë.

Duke perifrazuar një thënie famëkeqe të komunistëve për pushtetin do të thoja se Edi Rama & Co po japin përditë sinjalin se me krim e kanë marrë dhe me krim do ta ruajnë pushtetin. Ndalimi i këtyre rreziqeve kërkon veprim sa nuk është vonë për shkatërrimin e narkoregjimit me kurajë, bashkim dhe largpamësi.

Panorama

11 Comments

  1. Nga shumica e shqiptareve te ndershem tashme eshte kuptuar se anal istet e qadres duan me cdo mjet rikthimin e frontit te qadres ne pushtet. Problemi i tyre eshte se vettingu qe ka filluar do nxjerre zbuluar gjithe ndyresillekun qe ka mbizoteruar per 27 vite .Megjithate ,sado propagande e pjerdhur te behet shumica e shqiptareve e kuptojne perdite se kush eshyte i korruptuar ,i kriminalizuar dhe vleren e secilit politikan .

    1. Dmth nga vettingu qenka frikesu Lubonja qe nuk ka asnje biznes, po nuk qenka frikesu Mero dhe Sandri qe i bejne fresk kryeminstrit cdo dite e kane biznese pa fund?!

  2. ama lubonj mu keta kriminel i ndihmove dhe ti,bushati,mero baze,muq nano,nazarkot,sokol palla,mingjozi,anila basha,artan gic hogja i news 24 etj.u kendelle kur te largoi nga puna.kazan ju ka ju ven e heq kur don,si derrat e tij anonimus qe u hep lesh negjmije.

  3. Vazhdoni ju merruni me analistët, ata prishin punë…
    – rritje e taksës së ujit 40% nuk ju prish punë
    – rritje pensionesh vetëm 10% as kjo
    – rritje e pagave ??? as për këtë nuk jeni të interesuar…a janë rritur kostot?
    – taksë / rritje e saj për shtëpinë e parë të banimit (të blerë truallin jo me qera 99 vite)- absurde, banim, shumica
    të paregjistruara dhe të marra me kredi…mjet jetese jo luksi
    – papunësi – shkrirje, blerje – shqetësime në sektorin bankar (më i qëndrushmi deri tani)
    – rritje e energjisë (liberazimi i tregut … çfare do të sillte tjetër?)
    – monopolizimi – avash avash nuk do ketë më dyqane lagjeje, vetëm qendra tregtare … me lejet që jep…
    – shëndetësia – ti v♪7sh duart në kokë
    -Tirana – pis pis pis …ka hapur kantier në çdo cep të saj…’ujku bën kërdinë’…jo leje – pa leje kush i kontrollon…po ku
    pranojnë gjë…
    -Arsimi – ka Universitete që po të shikosh rezultatet e provimeve janë 400 – 4(katra) dhe 2 – 5(pesa).
    Programi i ri lë shumë për të dëshiruar p.sh. – ditanca për në Durrës – x km, për në Vorë – y km – gjeni distancën
    London – Brighton … as nuk janë përkthyer mirë …

  4. “Zgjohu, rumune, nga gjumi i vdekjes,
    Ku barbarët tiranikë ju zhyten!
    Tani ose kurrë mos e prisni fatin tuaj përsëri
    në të cilën armiqtë tuaj mizorë do të përkulen!

    Motoja është liria dhe e shenjtë qëllimi i saj
    Më mirë të vdesësh në betejë, me lavdi të plotë
    Se të jesh skllevër në vendin tonë të lashtë”

    Ata që nuk falin hajdudat , kriminelat ne politike janë Romunët!!!

  5. Te pranosh nje keshille nga nje njeri qe e do dhe te do eshte mencuri! Por te besh si thote Lubo – ruana o Zot! Ky njeri ,qe ka luftuar me te gjitha ligesite e tij per te gjetur nje vend, ku te shpalose te gjithe batakun e tij dhe me ne fund Berisha ja gjeti! Ylli me News24 jane foleja e krimit! Shpifet genjehet publiku dhe mbrohet krimi salinian! Tosi dhe Andi dy ish bllokmenet jane ne hall te madh por ata jane te paepur ne ligesine e tyre!

  6. kemi 100 vite klas politike ,dhe te ashtuquajturin shtet dhe te gjith i paten mundesite dhe dinamiken ,qe ate cfar flisnin ta benin ralitet,por ky ralitet qe duket shihet preket shijohet,duket qe nuk eshte ralitet fjalesh te bukura premtuese koh pas kohe ,por veprimesh kriminale padrejtesie nje korrupsion i organizuar ndaj popullit shqiptare i papare tek asnje komb tjeter qe kaq barbarisht te sundohet nje popull ,ku e drejta paragjykohet , grabitet shkatrrohet ,nderkohe qe te drejten e krijoj dhe percaktoj vetem zoti krijuesi saje,dhe ne ve si njerez na mbetet vecse ta pranojme dhe respektojme mbrojme ,por cfar po ndoll me padrejtesine te padrejtit ,padrejtesia ndollet ne kulmin e zhvillimit ,por duket e lollur gjymtuar amortizuar dhe e pa afte per te qendruar ne kembe ,arsyet,arriti cakun nuk shihni padrejtesin e ndien cdo gjallese ,dhe ngado qe do te hillni veshtrimin ,do shihni shenjat se asnje gjallese kudo nuk jep rendimentin dhe dobit per te cilen ajo u krijua,shkaqet ,padrejtesit shqerore,rreagimi , dhe rruga dobive nuk eshte e rendesisheme ,sharja ,hakmorrja akuza moniturimi ndjekja gjykimi paragjykimi per asken ndaj askujt sa ceshte e rendesisheme ,te shohe domosdoshmerite dhe bindja ne to te binde dhe tjetrin ne dobi, mbasi njeriu nuk eshte as i pagabueshem por as dhe i pandreqeshem ,te gjith ato qe dikujt i bejne padrejtesi ,,per vete e ndiejne drejtesin te drejten e duan dhe nuk kan deshire tu bejne kush padrejtesi,drejtesia e qetson shpirtin por kufizon egon ,kurse padrejtesia shfrenon egon por shkatrron shpirtin e ben ate pa meshire edukate moral vlera kurse drejtesia i ka gjitha te mirat brenda,shum flitet per krimin ,por kur krimi merr formen masive ,nuk mund te flitet me per kriminel te vecuar ,mbasi primare burimi krimit,, del politika ,ligji ligjvenesit ,sepse permes ketyre tre pikave vjen modeli dhe komtrolli mundesia dhe zhvillimi ,nese keta tri pika nese ,jane te drejta padiskutim do te shohim te zhvilluar gjitha elementet e gjeresise dhe plotesues te drejtesise te mires pozitives,gjithnje ne zhvillimin me cilesore te tyre ,me pasterine gjithnje me te malle,e kur keto nuk jane te drejta do shohim te kunderten e tyre padrejtesin me gjeresin e saje ne zhvillimin e vet me cdo te keqe qe ajo ka ,por te rrezuar nje njeri ,te pushteteshem disa apo te gjith rrezohen lehte ,ka menyra ,por per te cuar ne kembe nje komb te shkaterruar totalisht ne cdo kendveshtrim ,don angazhim masiv,kontribut vullnetare sejcili ne fushen e vet me mundesin e vet duke u bere ndihmes dhe plotesues ne dobi te bashkombasve te vet,un kam mendimin pozitiv me i dobishem eshte nje pajtim i brendeshem kombetare ,sesa lejimin e nje shturje dhe shperqendrimi nga ajo cfar jemi ,mbasi nje pajtim i brendeshem do thot rruge ndryshimesh drejt domosdoshmerive dobive zgjilljeve e rendesisheme ,eshte qe ai qe na krijoj ,nuk na la pa ullzim meshire te verteten drejten zgjilljet ,pa ate cfar shpirti i te gjitheve na ndien po ceshtja eshte arritja mirkuptimit marrveshjeve ku sejcili te perfundojne me te drejten hakun vleren meriten duke kufizuar egon unin epshin e tije kjo eshte esenca ,i lutem gjith atyre qe din me shume te behen ndihmes dhe plotesues ne dobin e kombit tone ne dobi permes hapesirave te drejtesise hakut

  7. Vetingu fut ne burg Sali Berishen, Edi Ramen, Lulzim Bashen, Haki Cakon , Ilir Meten, Gramoz Rucin ,Fatmir Xhafaj, Veliaj ,Tahirin dhe shume hajduda te tjere te korruptuar qe kane vjedhur miljarda euro!

  8. PADREJTESIA KUR ZHVILLOHET AJO NUK ZHVILLOHET ME RAJONE ZHVILLIMIN DHE KOSTON E SAJE E NDJEJN TE GJITH NE CDO CEP TE GLOBIT,PADREJTESIA NGA DREJTESIA NDRYSHON SI DRITA ME ERRESIREN NE FJALE DHE VEPRA,,CESHTJA ESHTE SA ESHTE BOTA E DREJETE SOT DHE SA ESHTE E AFTE TE VENDOSE DREJTESINE SEJCILI NE VENDIN E VET DHE PASTAJ DUKE NDIHMUAR NJERI TJETRIN KJO DO ISHTE GJE E MIRE ,KJO ESHTE E PARA ,ASHTU SI NE CDO FUSHE SHKENCORE QE GJERAT FUNKSIONOJNE ,SIPAS RREGULLAVE DHE LIGJEVE ,EDHE CESHTJA E ORGANIZIMIT TE JETES SHOQERORE PO PERSERI SUKSESET VAREN TEK DREJTESIA DREJTESIA ,KA SHKALL ZHVILLIMI QE EDUKIMI FILLON I FEMIJES NE BARKUN E NENES SIPAS NJE HADITHI PROFETIK 20 VITE PERPARA SE TE LINDE,I CILI DHE ESHTE VERTETUAR SHKENCERISHT ,KU FEMIA NE MOSHEN 4,5JAVESH BASHKVEPRON ME MENDIMET E SEMES,KETU FILLON SHKALLA E PARE E DITURISE NDIENJA ,DHE KESHILLOHEN QE GRATE TE KRYEJN VEPRA TE MIRA ,PERSE ,,ESHTE E QARTE QE TI RREGJISTROHEN NE GEN NDJENJAT PER TE MIREN DHE KUR VJEN NE JETE ATO I ZHVILLON NE SHKALLET TJERA TE KUPTIMIT DHE PRAKTIKIMIT PO CFAR BEJME NE,KUR E FILLOJME EDUKIMIN,KUR FEMIA BEHET 7 VJEC ,A DUHET TA KUPTOJME LA LARG JEMI TEK DREJTESIA ,PRIMARJA TE PAKTEN PER ATE CFAR FLASIM DREJTESI DISIPLIN RREGULL ,NE NE MEMORJEN TONE KEMI VETEM EMRIN E SAJE ,SEPSE FAKTIKISHT ASKUSH NUK E KA ZHVILLUAR ME RREGULL DHE KOHE EDUKATEN DHE KULTUREN E DREJTESISE RREGULLIT,PO ATEHERE KUSH DUHET TE QUHET DREJTESI INTERESI ,PO INTERESI NJE PALE PER DICKA BEHET PADREJTESI PER PALET TJERA NDERKOH QE TE GJITH PADREJTESIN E LUFTOJME ME LIGJE DHE VEPRIME , CDO SHQIPTARE DHE CDO BANORE I TOKES E DESHIRON TE DREJTEN E TIJE TE PAPREKUR ,KRIMI KUDO DUHET NDESHKUAR DHE ASKUSH NUK DUHET TE JET I PAPREKSHEM NGA NDESHKIMI ,POR KOMBI SHQIPTARE PADREJTESIN PO E PAGUAN SHTREJTE DHE GJAT, NJE GJE ESHTE E SIGURT SE PADREJTESIA NUK KA ME SUKSES SIDO QE TE PERQASET MBASI PANDREJTESIA TEJZGJATUR BOTES I PRISHI EKUJLIBRAT DHE BURIMIN E DOBIVE MBI TE CILAT SEJCILI PLANIFIKON JETEN ,MBASI CDO GJALLESE JEP DOBIT PER TE CILEN U KRIJUE NE BAZE TE DREJTESISE HAKUT RREGULLIT MASES VLERAVE NE UNITET ,QE QUHEN DOMOSDOSHMERI SHPRESOJ QE NGA KJO NISME DHE PERKRAHJE CDO SHQIPTARE TE PERFUNDOJNE ME TE DREJTEN HAKUN QE I TAKON PAS NJE CORIENTIMI DHE SHKATRRIMI 100VJECARE,PER MUA PAK RENDESI KA KUSH ULLHEQ RENDESI KA QE ZHVILLIM TE MARRIN NE KETE VEND ZHVILLIMI MENDIMIT PERMES VLERAVE NE UNITET DHE DREJTESI TE JETE PREZENTE ULLZIMI ZOTIT E DREJTA HAKU MBASI ME ULLZIMIN E TEKEVE DHE DESHIRAVE TE NJERIT DHE TJETRIT PERFUNDUAM NE ZHGENJIM HUMBJE SHKATRRIM GRABITJE TE DREJTASH KRIMINALIZIM ME PADREJTESI U NGOPEM PO MESUAM DICKA VLEREN DHE DOMOSDOSHMERIN E TE VERTETES DREJTESISE ULLZIMIT ZOTIT ,E CILA ESHTE E KUNDERTA E KESAJE NE CDO PIKPAMJE KU KUSHDO QE PRETENDON TE NA SJELLE BESUSHMERIN DO TA KETE TEK VEPRIMI KONKRET JO FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu