• |
ide | kryesore

Shitet për 450 milion dollarë “Salvator Mundi” e Leonardo Da Vincit

Stil



“Salvator Mundi”, piktura e famshme e Leonardo da Vinçit u shit për 450 milion dollarë në ankand. Në shqip, shpëtuesi i botës, është bërë kështu vepra e artit më e shtrenjtë në histori.

Listën deri më 2015 e kryesonte ‘Interchange’ e Willem De Kooning, me 300 milionë dollarë.

Leonardo u ekspozua për herë të fundit në National Gallery të Londrës, para ankandit të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s.

Tabloja përfaqëson Krishtin, dhe prej kohësh ishte konsideruar si një kopje, derisa ekspertët provuan origjinalitetin e saj.

Ajo posedohej nga një koleksionist privat, para se të nxirrej ne ankand mbrëmjen e djeshme.

“Të paktën 20 tablo të Leonardo da Vinçit ekzistojnë edhe sot”, sipas shtëpisë së ankandeve “Christie’s”. Me përjashtim të ‘Salvator Mundi’, të gjitha janë në pronësi të muzeve apo institucioneve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *