• |
ide | kryesore

Sot mbush 87 vjeç, djali i Toto Riinas dedikim prekës të atit në prag të vdekjes

Lajme



Djali i bosit famëkeq të Cosa Nostra-s Toto Riina, Salvo Rina i dedikoi një status prekës në Facebook babait të tij që sot mbushi 87 vjeç, por ndodhet në prag të vdekjes.

Toto Riina ka rënë në koma prej ditësh pas dy operacioneve që bëri, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Për mua ti nuk je Toto Riina, ti je baba im dhe kjo është një ditë e trishtuar për mua, por është e rëndësishme që të mund të uroj gëzuar ditëlindjen baba. Të dua shumë, Salvo yt” – shkruan në Facebook Salvo Riina, i treti i katër fëmijëve të Toto Riinës dhe Ninetta Bagarellas.

Prokurori dhe Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando nënshkruan lejen që fëmijët të mund të ishin pranë tij në momentet e fundit të jetës.

Salvatore (Toto) Riina, lindi më 16 nëntor të vitit 1930 dhe sot ai mbushi plot 87 vjeç. Mafiozi famëkeq ka rreth 26 dënime të përjetshme për krimet e tij makabre dhe masakrat e shumta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *