• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë/ Shoferi në luftë me vdekjen, plagosen 5 fëmijë

Lajme, Të fundit



Tetë persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në Gramsh, kur një makinë ‘Fuoristradë’ doli nga rruga si pasojë e rrëshkitjes.

Mësohet se tetë pasagjerët e lënduar janë 5 fëmijë dhe 3 të rritur të cilët ndodhen në spitali për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Drejtuesi i makinës, 30-vjeçari K.D. ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.11.2017 në fshatin Bërsnik i Sipërm mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit;

N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *