• |
ide | kryesore

Çfarë morën në shtëpinë e Elton Çiçës grabitësit e armatosur

Lajme, Të fundit



Nuk dihen saktë motivet e sulmit të armatosur në shtëpinë e Elton Çiçës por grabitësit që hynë aty morën serverin e pamjeve të kamerave të sigurisë. E gjithë shtëpia e Çiçajve është e rrethuar nga kamerat e sigurisë dhe kur të moshuarit janë zgjuar në mesnatë, personat e panjohur kanë qëlluar me armë në ajër. Dyshohet se ata ishin të armatosur me Kallashnikov dhe një pistoletë Makarov. Nuk dihet nëse hynë për të grabitur apo për të vrarë dy të moshuarit, por kur janë larguar ata u kujdesën të marrin me vete serverin e kamerave të sigurisë. Dyshohet se sulmi ka të bëjë me zinxhirin e vrasjeve dhe atentateve ku ishte i përfshirë Elton Çiça, që ishte në hasmëri me Jani Aliajn, person ende i shpallur në kërkim nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *