• |
ide | kryesore

Helmimi i nxënësve në Bulqizë, kryebashkiaku merr të gjitha përgjegjësitë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi deklaroi se i merr të gjitha përgjegjësitë për helmimin e 60 nxënësve ditën e sotme në fshatin Shupenzë.

Damzi u shpreh se ka qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë, pas asfiksimit të gjimnazistëve që ndodhi si shkak i keqfunksionimit të kaldajës.

“Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë. Si prind, si mjek kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë” – u shpreh kryebashkiaku për Bw.

Montimi gabim i sistemit të ngrohjes në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë ka rezultuar fatal për 120 nxënës. 60 janë helmuar, 34 prej të cilëve marrin pjekim në spitalin e Peshkopisë, 27 në spitalin e Bulqizës dhe një tjetër është transportuar me helikopter në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Fatmirësisht nxënësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndonëse 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Helmimi i tyre ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave nga sistemi i ngrohjes me pellet, i vendosur pas rikonstruksionit të shkollës.

Ekspertët që po hetojnë ngjarjen u shprehën se sistemi ngrohës ishte montuar gabim. ©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *