Nuk do të mungojë vetëm Gigi Hadid në sfilatën e Victoria’s Secret që do të zhvillohet në Shanghai, Kinë.Edhe Katy Perry-t i është mohuar viza nga autoritetet kineze, duke i shkatërruar planet për të performuar në shfaqjen e modës që do të mbahet në fund të muajit. Si duket Kina i mban inat këngëtares që nga viti 2015 kur ajo në një koncert në Tajvan, mbante veshur flamurin tajlandez.Gjithashtu këngëtarja, gjatë koncertit të saj në po në Tajvan që u mbajt në vitin 2015, veshi një fustan me luledielli dhe kjo gjë i acaroi zyrtarët kinezë pasi veshja dukej sikur i referohej “Revolucionit të lulediellit”, të Tajvanit.