• |
ide | kryesore

KLD shkarkon dy gjyqtarë

Lajme



Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, pa e cilësuar se për çfarë krimi bëhet fjalë.

KLD pezulloi nga detyra edhe gjyqtarin Shkëlqim Miri për shkak të dhënies së masës së sigurisë “Arrest me burg”, pasi në shtëpi iu gjetën 330 milion lekë dhe dyshohet se ka marrë rryshfet në këmbim të ndërrimit të akuzës për një vrasje.

Mes të tjerash KLD miratoi në mbledhjen e sotme daljen në pension të dy magjistratëve.

VENDIMET E KLD:

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 17.11.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi pezullimin nga ushtrimi i detyrës të gjyqtarit Sh.M. pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dhënies së masës së sigurimit personal ndaj tij “Arrest në burg”, me vendimin nr. 417 datë 12.11.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Q.H, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, të dy magjistrateve. Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *