• |
ide | kryesore

Kongresi i madh ndërkombëtar i Mjekësisë mbledh 2 mijë pjesmarrës në Tiranë

Stil



U çel dje me sukses në Tiranë, Kongresi i 3-të Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor “Inovacione në Mjekësi”.

Me një pjesemarrje masive të mjekëve, infermiereve, studentëve dhe stomatologëve nga vendi dhe diaspora; figura mjekësh të shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kanë vulosur sot për të tretin vit radhazi suksesin e padiskutuar të eventit më të madh mjekësor në Shqipëri.

Eventi u përshëndet nga ministrja e Shëndetësisë, Zj. Ogerta Manastirliu, e cila veçoi edhe njëherë rëndësinë e veçantë dhe punën kolosale që ky kongres mbart dhe përçon për të gjithë profesionistët e mjekësisë shqiptare dhe jashtë: edukimin në vazhdim, duke siguruar kështu shërbimin më cilësor, efektivitetin dhe plotësimin e nevojave jo më bazike por më specifike të mjekësisë moderne në vend.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresi do të prezantojë 13 seksione shkencore klinike, 5 Workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavolinë të rrumbullakët për studentët. Për 3 ditë me radhë Shqipëria do të kthehet në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *