• |
ide | kryesore

‘Korrupsion’ me biletat e koncertit të “Rolling Stones”

Paparazzi, Slider



Policia në Hamburg ka kryer kontrolle në një autoritet lokal dhe një kompani eventesh, pas akuzave se bileta falas të “Rolling Stones” me vlerë 10 mijë euro u janë dhënë zyrtarëve lokalë.

“Qindra zyrtarë kanë marrë bileta, pasi zyra rajonale miratoi koncertin e shtatorit”, raportuan mediet lokale.Zyrtarët gjermanë e kanë të ndaluar të pranojnë dhurata. “Numri i madh i zyrtarëve në koncert ka ndezur kritika”, shkruante “Der Spiegel”.Më shumë se 80 mijë njerëz morën pjesë në koncertin e shtatorit, me disa që raportohet se kishin paguar 800 euro për biletë në tregun e zi. Hetuesit ekzaminuan kompjuterat e zyrave rajonale dhe kryen kontrolle edhe në zyrën e eventeve të kompanisë që organizoi koncertin./Tch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *