• |
ide | kryesore

Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Denis Shtrazën, akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Ky i fundit u rrëmbye dhe u vra me armë zjarri në 6 janar 2016. Gjykata i la dy javë kohë avokatëve të Denis Shtrazës për të përgatitur mbrojtjen. Në seancën e 30 nëntorit pritet që të jepet edhe vendimi.

Denis Shtraza është njëri nga personat e akuzuar për rrëmbimin e Çollakut, ndërkohë që për ish-oficerin e dyshuar bashkë me të, Ervin Dalipaj, gjykimi u pushua pas vrasjes së tij.

Por Denis Shtraza pretendon se nuk ka lidhje me akuzën pasi, sipas tij, ai ishte shok me Çollakun, të cilin e njihte që kur të dy ata mbaheshin në burg për vepra të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *