• |
ide | kryesore

Policia në shtëpinë e Elton Çiçës, u qëllua me Kallashnikov dhe pistoletë

Lajme, Të fundit



Dyshohet se kanë qenë tre persona që qëlluan me armë banesën e Elton Çiçës në Tepelenës, në orët e para të megjesit. Policia u njoftua nga babai i Elton Çiçës, Naimi rreth orës 3:00 të mëngjesit. Pasi kanë qëlluar disa plumba në drejtim të banesës, autorët janë larguar. Duket se goditja ngjan më shumë me një paralajmërim për dy të moshuarit. Elton Çiça u ekzekutua me 1 maj të vitit të kaluar, pas një serie hakmarrjesh mes tij dhe një grupi rival. Jashtë shtëpisë, policia gjeti 5 gëzhoja, nga të cilat tre ishin të një automatiku “Kallashnikov” dhe dy të një pistolete “Makarov”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *