• |
ide | kryesore

Pse Kim nuk e ftoj në baby shower nënën surrogante

Paparazzi



Në baby shower-in e Kim Kardashian nuk ka qenë i pranishëm një person shumë i rëndësishëm dhe kjo pasi bukuroshja 37-vjeçare nuk e kishte ftuar me qëllim.

Mes të ftuarve të shumtë që morën pjesë në festë, Kim nuk kishte dashur që të ishte e pranishme vajza që po mban fëmijën e saj, kjo për arsye se nuk kishte se si t’ia prezantonte fëmijëve. Ajo tregoi se e ka prezantuar me motrat dhe nënën, por fëmijëve, North dhe Saint nuk dinte se si t’ua shpjegonte të gjithë situatën në të cilën ndodhet.

“Jo, ajo nuk ishte e pranishme. Unë e kam prezantuar atë me familjen time më herët, por mendova se nuk do ishte një vendim shumë i mirë. Sigurisht unë do doja që ajo të ishte e pranishme, por unë nuk ia kam shpjeguar ende fëmijëve të mi”, u shpreh Kim.

Gjithashtu, ylli i “Keeping Up With Kardashian” ka sqaruar se në fillim nëna surrogate nuk e dinte se po mbante fëmijën e saj (imagjinoni si ka reaguar kur e ka zbuluar), por Kim zgjodhi që ta takonte sepse donte të sigurohej vetë për gjithçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *