• |
ide | kryesore

Shkon në 27 numri i nxënësve të shtruar në spital nga shkolla në Bulqizë

Lajme, Të fundit



15 prej nxënësve të asfiksuar të shkollës së Bulqizës janë në spitalin e këtij qyteti, ndërsa 12 të tjerë janë transportuar për në Peshkopi. Ministria e Shëndetësisë sqaroi për mediat se janë gjithsej 27 fëmijë të asfiksuar në shkollë si pasojë e gazit të sistemit tëvngrohjes në shkollë. “Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *