• |
ide | kryesore

Tahiri preu biletë vajtje-ardhje drejt Gjermanisë, duhet të kthehet të…

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë. Zyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për një vizitë për shkaqe familjare. Tahiri ka shkuar në Gjermani për të vizituar një nga prindërit i shtruar në një klinikë të këtij vendi. Sipas asaj që shkruan BW, Tahiri duhet të kthehet ditën e shtunë sërish nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Burime të lapsi.al në prokurori thanë se Tahiri nuk ka asnjë ndalesë për të dalë jashtë vendit. Ai po hetohet në gjendje të lirë për lidhjet e tij të mundshme me grupin e Habilajve. Ndaj ish-ministrit të brendshëm nuk ka asnjë masë ndaluese dhe ndryshe nga sa u raportua në fillim nuk është vendosur bllokimi i pasaportës së tij. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. ne shqiperi krimienelet i ke ne qevri,ata nuk i ndalon kush,por i stimulon.rama ka ber droge per pes vite rresht,hambaret mbush ka.populli azil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *