• |
ide | kryesore

Top Channel: “Arratiset” në gjermani Saimir Tahiri! Mazhoranca del bllof

Kryesore



Dyshimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se ish-ministri i Brendshëm, mund të largohet jashtë shtetit, duket se po faktohen. Saimir Tahiri ndonëse është nën hetim nga Prokuroria për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, vend anëtar i zonës Shengen.

Lajmin e bën të ditur Top Channel, duke iu referuar burimeve konfidenciale. Top Channel thotë se arsyet e udhëtimit drejt Gjermanisë janë familjare. 

Tahiri ka shkuar në Gjermani për të vizituar një nga prindërit i shtruar në një klinikë të këtij vendi. Sipas asaj që shkruan BW, Tahiri duhet të kthehet ditën e shtunë sërish nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Burime të lapsi.al në prokurori thanë se Tahiri nuk ka asnjë ndalesë për të dalë jashtë vendit. Ai po hetohet në gjendje të lirë për lidhjet e tij të mundshme me grupin e Habilajve. Ndaj ish-ministrit të brendshëm nuk ka asnjë masë ndaluese dhe ndryshe nga sa u raportua në fillim nuk është vendosur bllokimi i pasaportës së tij.

Ketu qëndron dhe problemi. Kur u kërkua heqja e imunitetit dhe burgosja e Tahirit socialistët deklaruan më shumë se një herë se ata nuk do ta lejonin vënien e prangave kundër ish ministrit, por ama do t’i kufizonin atij cdo lloj lirie tjetër, madje edhe atë të sekuestrimit të pashaportave për të mos dalë jashtë shtetit. Në ato ditë debati të zjarrtë, kur prokuroria kërkonte burgosjen e ish ministrit duke servirur si një nga opsionet arratisjen e tij, anatarët e mazhorancës thanë se parlamentii do të merrte vendim për t’ia pamundësuar këtë. Vetë Rama më se dy herë ( sic duket  poshte në videot e publikuara nga lapsi.al) deklaroi me gojën plot se Tahirit do t’i hiqej mundesia të kishte pashaportë dhe të kalonte kufirin. Dhe me pas konfirmoi tek Arian cani se kjo gje kishte ndodhur (video e pare) 

Largimi i tij këtë fundjavë, cilatdo qofshin arsyet i nxjerr bllof gënjeshtrat e shumicës që e mbrojti atë.

 Udhëtimi i Tahirit jashtë Shqipërisë vjen në një kohë kur ai ka heshtur gjatë për gjetjen e patentave të tij në makinën e Orest Sotës, si dhe për akuzat që i ka ngritur Prokuroria si i implikuar në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Ndërkohë për lëvizjen e Saimir Tahirit drejt Gjermanisë nuk është në dijeni as avokati i tij Maks Haxhia.

©Lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x69q2xr

http://www.dailymotion.com/video/x69qdku



11 Comments

  1. “Arratiset” hahah pale e vendosni dhe si titull te Top channel,. Nqs publikoni nje lajm, pubikojeni tamam ne te kundert i jepni te drejte Rames qe ju therret media kazani. Titulli topit eshte: “Tahiri del nga Shqipëria. Udhëton në Gjermani, avokati nuk ka djeni”.
    Jeni bere me keq se syri e Cim Peka

  2. Kjo eshte shume dyshuese,pse avokati i tij s’ka dijeni dhe Topet kane dijeni??? Mister???Ku Vajti??C;fare beri??Sa ka dhjere sot????Kazani vlon,hajt ta percellojme dhe ta quajme azil politik ne Rusi apo me mire ne Ekuador(sepse atje ka dhe droge)???Avokati s’ka dijeni ????QUhet.

  3. Ishalla vjen nga ana jone ne Zharres dhe na jep ca nafte te Bankers,e te shkretet ne qe na u ca shtepia ne mes dhe merren me Taho llullen.

  4. Shume keqardhje per fake news kur perfshihet familja .Prandaj edhe votuesi I ndershem nuk I dhjet me hienat dhe cakenjt e politikes se genjeshtres dhe medias se qadres .Sado te perpiqen ndyresirat e mashtrimit fitorja e EDI rames ne 2019 dhe 2021 do jete shume me e thelle se 2017.

  5. Bushati,Lubo dhe Ylli jane ne ekstaze ! Po masturbohen me sharjet shpifjet dhe direktivat qe ju jep Berisha! Seriozisht nuk e kuptoj se si nje njeri normal,qe sigurisht nuk jane, te beje keshtu! Le qe, marrin gjithe dynjane neper goje apo “fake news” por edhe zihen me njeri tjetrin! Ego-ja e ketyre njerezve eshte kaq e madhe sa po i vret c’do dite! Po na the Ylli se si e hapi bissnesin e tij ,kush e sponsorizon,si e paguan Andudhken -piludhken apo Tosin, djallin me nje sy, atehere do te merrni vesh se Sala eshte ne krye te kompllotit qe quhet “Rama”! S’mund ta besoj qe njeriu mund te bjere kaq poshte! “Na lini ta bejme vete” thote Tosi! “Rama kerkon te kape drejtesine duke blere nderkombetaret” thote Andi pilja! Nderkombetaret jane te blere ” thote Ylli,star berishian i thekur!

  6. Po sikur te kthehet,ca m……….. do thoni pastaj ju te Lapsit.al a keni fytyre respekt per vehten apo jeni thjesht qen lehes te Berishes.

  7. Po mire mo media shqipetare dakort qe e keni marre vesh qe ka ikur ne gjermani saja; Po pse ka ikur nuk pyetet, po a e ka te ndaluar (nga gjykata se vetem ajo jep vendime per masa sigurie jo autorizimi i kuvendit se ai thjesht ka lejuar qe keto masa nese shihen te arsyeshme mund te merren) dhe ju verifikuat ndonje gje apo e mori vesh topi i leshit nga ndonje fb dhe e nxjerr si titull kryesor ne lajmet kryesore. Po sot ne 2017 mendoni se mund te shpetoje njeri duke u arratisur more matufa?! More kazaner te mbushur me llum more parazite gazetare qe nuk beni asgje po merreni vetem me ato qe degjoni nga njeri tjetri dhe i trasmetoni zinxhir! More ju po ta dini sa ju irren populli dhe sa neveri ndjen per ju do ta kishit lene keye pune dhe do kishit ikur emigrante po ju paskeni qene shume here me keq se politikanet. Vendin e pare si kazan e mban ai kari i 360 grade ai bizhozxhiu qe mendon se eshte i zgjuar. Per zotin jini bere per te ardhur keq po nuk e kuptoni.

  8. ceshtja nuk eshte te shohim kush arratiset i pari apo i fundit kjo ska fare rendesi rendesi qe eshte thelbi nga nje kadrejtesi totale te brendeshme dhe jashteme ndaj nesh ,ne tere ket padrejtesi te behemi te zgjuar si individ dhe komb ne ceshtjet kryesore ,qe maten me ekzistencen tone dhe elementet e fuqis burimeve te saje zhvillimit unitetit vlerave qe jemi shum large por krejt afer ,u be nje coptim ndaj nesh u zbatua nje parull percaj dhe sundo tjeret shkuan larg ndaj nesh na bene qe me duart tona ne demokraci te shkatrronim mundin dhe djersen tone veprat e mendjeve te ndritura per 50vite organizim lollje nga ekonomia deri tek ushtria ne kembim te nje hapje dhe afrim drejt evropes ,na bene qe vete te hyjme ne borxhe deri ne fyt,nga politikat sistemat ligjet efektet e coptimit etnik te presioneve trysnive agjenturave domosdo e ben nje gjendje te tille me korrupsion dhe burim krimi per ta luftuar si e drejte dhe fituar opinjon dhe perkrahje ndaj tije ,na erdhi reforma ne drejtesi vetingu ,qe synon futjen ne burg dhe sejkustrimin e ekonomis se krimit kjo eshte plotesisht e drejte ,po te shihet me syrin dhe kendveshtrimin nderkombetare ,eshte domosdoshmeri por duke pare anen tjeter ,se sa eshte drejtesia sot ne bote efektive,dalim diku tjeter se po te ishin te drejte ndaj nesh ato qe duan ta montojne ,kete ligj ato nuk do na kishin coptuar ose tani vene te drejten ne vend dhe cdemtuar te na kishin pranuar pa kushte ne evrope dhe te mos kishin perdorur standarte te dyfishta ndaj nesh ,ky montim ,me shum nga njerez te padrejte bene skeptik kedo , qe kjo nuk eshte drejtesi dhe meshire per shqiptaret ,por , rrenimin e kapitalizmit shqiptare kapitalin qe sapo u krijua pavarsisht se ne rruge te pandereshme ,por u formua baze atyre cfar u instalua ketu dhe kjo lloj perqasje kujdo po ti behet keshtu i ben njerzit ,te pandergjegjeshme pa vlera dhe konkurues te ashper ,por nje popull i shkatrruar nese shkatrron dhe kapitalistet e vet cfar ndolle ka shkatrruar drejtperdrejt veten ,a duhet ta pranojme shkatrrimin tone mbasi shkatrrimi pasuris se tyre do thot shkatrrimi qindra mijra vendeve te punes dhe grabitja e pushtetit nga te padrejtit e vertete qe ne ka kan sjelle kete 100vjecare kosto ,duke na grabitur te ardhmen ,,a ka zgjillje mendimi im eshte dhogaritja e pasuris sejcilit vlersimi nga komisione civile dhe nderkombetare ne vlere te nxirren nga pushteti te lihen te lire ne administrimin e pasurise deri ne kethimin e asaj vlere kombit shqiptare qe ja kan grabitur keto duhet te kene mbikeqeyren ne administrim duke ju lene nga ajo ekonomi ,vetem sa te mbijetojne si familje sa nje puntori te thjeshte dhe kaq aq vite sa te paguajn borxhin qe u kan shqiptareve pastaj shikohet gjykimi mbi to baze angazhimit te tyre ne kuptimin e gabimit qe kan bere dhe shlurjen e tije sipas vleres aftesie meriten per ta gezuar ligjshmerin e asaj pasurie apo jo ,ne kete forme mbasi po bindemi qe tjeret mbollen te keqen ne mezin tone ne perfundimisht ,te mos behemi fatkeq per njeritjetrin me gojen tone dhe duart tona duke varrosur perfundimisht te ardmen tone ne vendin tone nga ngutja shperqendrime dhe shthurja prej depresionit dhe padrejtesive qe qendrojne vrullshem mbi ne nga cdo ane li ti leme dicka ne doren e zotit meshiren e tije dhe dicka te zgjillim permes meshires tolerances faljes drejtesis hakut vlerave mendoj se klasa politike ka tejkaluar kriteret per te fituar besushmeri qe eshte e afte qe te marr pergjegjsi mbi popull mbasi akuzohet per dhogari nga kostot qe kan sjelle por edhe me partneret nuk ka kush te drejt per te kerkuar dhogari por ende jan nen peshen e pergjegjsise per pjesen e kostove qe na kan sjellur per 100vite ,qe peshojne me rende ne peshore se pretendimet e tyre ,shqiptaret kan nevoje me shume per pajtim te brendeshem unitet vlera dhe ne unitet mendimi dhe veprimi mes nesh te arrim paqen duke ndar nga nje dem pjesen me te vogel duke cmangur demin me te mall duke dale keshtu ne kriteret dhe piken e mundesive qe popullit i mundesojne te drejten hakun gjallerin dhe shpresen si garanci ,un jam kunder padrejtesise por kur padrejtesia po na mbyt te drejtat dhe shihen tendenca padrejtesie ne emer te drejtesise atehere fjalen drejtesi po e gjykojme me mundesi fakte ralitet histori dhe urtesi drejtesi hak baz vlerave mbasi e kunderta e padrejtesise eshte drejtesia vlerat dhe padrejtesia me padrejtesi sjell zinxhir negativ opinjonesh dhe veprimesh te pa menacueshme per arken dhe gjykimi i padrejtesise me drejtesi hak sipas vlerave kjo sjell pajtim dhe mundesi per te gjith ku perfitojne te gjith ,ky eshte mendim i thjeshte per nje aktualitet por eshte i pavlefshem nese nuk mbeshtetet nje per nje cdo fjale e shkruajtur sipas ullzimit zotit urtesis hyjnore ,,kushdo qe vepron me mendjen e tije pa qe i mbeshtetur tek ullzimi zotit ,ka pergjegjsine dhe llogarin perpara tije mendimet mund te jepen te cfardollojshme por nuk jan urdhera dhe pergjegjsi por jepen ne forme kujtese vemendje mundesie urtesie dobie qe duhet te analizohen dhe nxirren dobit ashtu sic e kerkon i malli zot ,nese me te vertete te gjith duan zgjillje pa u zhkatrruar gjithcka dhe sejcili te perfundojne me te drejten e vete ne finale i lire qete dhe me ndere ky ishte qellimi im dobia kushdo qe din me mire bukur dhe shume le te behet ndihmes dhe plotesues ne dobi te brendeshme dhe jashteme me shum durim dhe urtesi,te matur dhe me ,moral te larte virtyt njerzore ,nese ka dicka gabim qe zoti se thot ju kerkoj ndjese dhe jeni te lutur ta permirsoni , kete e bera nga vuajtjet qe kemi mbi shpine ,duke mos pare te ardhme dhe deshira dobive per te gjith me respekt per te gjith rrallen e kan pergjegjesit e dituris se gjere urtesise ligjit dhe ato qe jan te interesuar per dobit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *